TIRANE – Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Planifikimit të Strategjive, Kryeministri Sali Berisha nuk kurseu sulmet as ndaj Artan Lames, një nga zërat e shoqërisë civile që ka protestuar me forcë kohët e fundit kundër shkatërrimit të Parkut të Liqenit me qëllim zgjerimin e Rrugës së Elbasanit. Berisha akuzoi Lamen se është autor i shkatërrimit të Golemit, në Kavajë, dhe e ftoi që të kërkojë falje për këtë.
“Një ditë i njëjti zv/ministër e shkatërroi Golemin sikur të ishte pronë private dhe tani udhëheq si antiglobalist”, tha Berisha duke iu referuar aktivitetit të Lames si zv/ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit gjatë kur socialistët ishin ende në pushtet. “Antiglobalizmi është varianti i neomarksizmit”, deklaroi Berisha ndërsa duke iu drejtuar Lames shtoi: “Kërko falje për batërdinë që i ke bërë njërës prej perlave të bregdetit”.
Kryeministri pohoi se mbrojtja e mjedisit mbetet prioritet i qeverisë së tij. Ai iu përgjigj edhe shqetësimit të ngritur nga shoqëria civile mbi punimet në Rrugën e Elbasanit në Tiranë që po dëmtojnë pjesë të Parkut të Liqenit duke theksuar se pemët e prera në zonën e Komunës së Farkës “po zëvendësohen dyfish”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com