Parku i Liqenit “vishet” në rozë
2 ditë mamografi falas e aktivitete /VD

Parku i Liqenit “vishet” në rozë<br />2 ditë mamografi falas e aktivitete /VD
TIRANE - Parku i Liqenit Artificial sot e nesër vishet në rozë. Në muajin e sensibilizimit për parandalimin e kancerit të gjirit, një sërë aktivitetesh që kanë për synim promovimin e kulturës për një jetë të shëndetshme dhe ushqim korrekt po zhvillohen mes pemëve në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Mëngjesi ka nisur me disa ushtrime Yoga, ku nëna dhe vajza të veshura në rozë, kanë dhënë mesazhin e një jetë fizike të shëndetshme, sportive dhe medituese. Mamografët e lëvizshëm, të vënë në dispozicion nga Instituti i Shëndetit Publik, për dy ditë rresht (të shtunën dhe të dielën) japin mundësinë, nën kontrollin mjeksor, e bërjes së mamografive falas.

Por mbi të gjitha, këto dy ditë kontaktesh mes personelit mjekësor dhe të specializuar dhe qytetareve të kryeqytetit, do të jenë një mundësi për të thelluar informacionet mbi rëndësinë e kontrolleve dhe vetëkontrolleve që gruaja duhet të ketë në vëmendje për kancerin e gjirit.

Sot, përmes muzikës, sportit, stendave me ushqim bio dhe të shëndetshëm dhe nesër përmes Maratonës për Jetën, synohet vetëm një gjë: Më shumë vëmendje ndaj shëndetit të nënave, motrave.

kanceri i gjirit
kanceri i gjirit

kanceri i gjirit

kanceri i gjirit


kanceri i gjirit

kanceri i gjirit

kanceri i gjirit

kanceri i gjirit
kanceri i gjirit

kanceri i gjirit

kanceri i gjirit

kanceri i gjirit
 Foto të tjera..

Gjatë të gjithë muajit tetor mjekët e shoqëria civile kanë apeluar që të bëhen kontrolle mjekësore nga të gjitha gratë. Administratori i Spazio Eventi Francesko Milella ftou të gjithë qytetarët që t’i bashkohen aktiviteteve të shumta që do shoqërojnë këto dy ditë sensibilizimi në kodrat e liqenit.
 
Maratona e jetës e cila do të mbahet nesër duket se që tani i ka gati shumë pjesëmarrës të cilët i bashkohen kësaj nisme. Sot dhe nesër për të gjitha gratë do të mbahen konsulta mjekësore nga onkologë specialistë, do të shpërndahet material informative mbi rëndësinë e parandalimit të kancerit, do të zhvillohet një seminar për ushqyerjen e shëndetshme e një sërë aktivitetesh të tjera argëtuese për të gjitha grupmoshat.
 
Maratona e jetës do të startojë nesër në orën 10 të mëngjesit tek qyteza e jetës, duke përshkruar të gjithë parkun e gjelbër për të mbërritur sërish në qytezën e jetës.

Vetëm këtë vit nga janari deri tani janë konstatuar 800 raste të reja të grave me kancer gjiri. Ndërkohë mosha më e prekur është mbi 30 vjec.  Kontrolli për kancerin e gjirit nuk mund ta bësh para kësaj moshe.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në