PRESPE- Tani e gjithë sipërfaqja e liqenit thuajse është mbuluar nga kallamishtet. Gjithashtu një tjetër problem serioz që i kanoset këtij parku përveç kënetëzimit është edhe mospastrimi si dhe mungesa e kanalizimeve. Kjo gjë ka bërë që ky park të kthehet në një tokë bujqësore nga vetë banorët e zonës. Kjo pamje mjeruese është prezente vetëm në pjesen e liqenit që ndodhet në territorin shqiptar pasi në anën tjetër të kufirit pamjet jane krejtësisht të ndryshme. Në anën tjetër të kufirit gjithçka është e mirëmbajtur dhe pamjet që ofrohen janë të mrekullueshme. Ndërkohë që degradimi i këtij parku ka sjellë edhe shqetësimin e banorëve të zonës të cilët tani nuk munden më as të peshkojnë në këto ujra. Vetë banorët e zonës shprehen se kjo zonë është kthyer në një barbari dhe ata nuk mundin më as të peshkojnë si dikur ndaj ata thonë se janë të detyrur që shpesh të kalojnë edhe kufirin në mënyrë të paligjshme pasi në anën tjetër të kufirit ata mund të peshkojnë. Gjithashtu një tjetër problem në këtë zonë është edhe mungesa e sinjalistikës orientuese për turistët. Rreziku i degradimit total i kanoset një zone e cila është shpallur Park Kombëtar që prej vitit 2000. Në këtë park përfshihet Prespa e Madhe dhe ajo e Vogël dhe ka një sipërfaqe prej 27.750 ha dhe ndodhet në kufirin mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Zona është e pasur me vlera të larta kulturore dhe turistike, por degradimi i saj natyror favorizuar dhe nga indiferentizmi i instancave pergjegjëse ka sjellë pothuajse degradmin e saj total duke larguar dhe turistët e shumtë që dikur kanë preferuar ta vizitojnë këtë zonë.
(sc/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(sc/shqiptarja.com)








