Parku Kombëtar i Divjakës surprizon francezët

/ ATSH- N.Lena / - Parku Kombëtar i Divjakës vazhdon të vizitohet çdo fundjavë nga turistë vendas dhe të huaj.
Janë përsëri francezët ata që bëhen kurioz për florën dhe faunën e këtij parku. Të informuar nga shkrime dhe reportazhe të ndryshme të hedhura për këtë park në faqet e ATSH-së, nga publikimet e rrjeteve sociale si dhe nga vetë ata që e kanë vizituar më parë këtë park, ata vazhdojnë të bëhen vizitorë të përhershëm të tij.
Grupi i turistëve francezë u shoqërua nga administratorët e parkut në vendet më piktoreske si dhe në zonat ku strehohen e shumohen shpendët e rrallë si pelikani kaçurrel. "Ata u surprizuan nga bukuritë e natyrës së parkut, por edhe nga shpendët e panumërt që gjallojnë atë. Pelikanët, flamingot, krillat e zogj të ndryshëm në gjendje të egër i befasuan turistët francezë", thotë për ATSH-në drejtori i këtij Parku, Ardian Koçi.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër