Afro 100 km nga Tirana ndodhet Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë në zonën e Librazhdit, një vendet që ka tërhequr vëmendjen e turistëve vitet e fundit. Është një mundësi shumë e mirë për eksploruesit e natyres dhe sportet ekstreme si rally, alpinizëm e ski. Me këtë moto, Bashkia e Librazhdit për herë të parë organizoi një aktivitet promovues për turizmin malor.
Kryebashkiaku Mariglen Disha tha se përpos Parku Kombëtar të Shebenikut vizitorët do orientohen edhe drejt destinacioneve të tjera si monumente të natyrës dhe site të trashëgimisë kulturore.
“Turistët mund të zgjedhin për të vizituar destinacione të tilla si Rruga Egnatia , një nga 12 rrugët më të famshme të kohës antike. Përgjatë luginës së Shkumbinit ku ka gjurmë të freskëta të saj në segmente me gjatësi jo të vogla.
Po kështu përveç Rrugës Egnatia dhe Parkut Kombëtar të Shebenikut janë destinacione po kaq të famshme edhe Kisha Eremite e Kosharishtit, Shpella e Akullit në Letëm, Liqenet Akullnajore të Shebenikut, Ura e Kamares në Mirakë, Ura e Gurit në Polis, Shpella e Plakës në Gizavesh, Qyteza ,Guri i Bletës e Guri i Sukllit në Xhyrë o plot të tjera monumente kulture, monumente historike e monumente natyre”, shprehet Disha.
Librazhdi vlerësohet gjithashtu edhe për shumëllojshmërinë e bimësisë, luleve e pyjeve dhe cilësohet nga të huajt si një miniparajsë e gjelbërimit dhe burimeve ujore.
Mungojnë strukturat hotelerie por duhet theskuar se nëpër fshatra ka nisur ndërtimi i bujtinave si në Hotolisht, Polis e Fushë Studën, të cilat gjithnjë e më shumë po prenotohen nga vendas dhe turistë të huaj.
R.D/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
23.6%
-
Jo
20.4%
-
Nuk e di
56%
Vota total: 10827
Lajme të tjera
-
Mbrojtja e mjedisit, Rama paralajmëron ligj të ri për menaxhim e integruar të mbetjeve
1 Maj, 12:28
-
‘Gaceta del Turismo’: Shqipëria, destinacioni perfekt për një aventurë unike
1 Maj, 08:43
-
Dimensión Noticias’: Zbuloni Shqipërinë, vendin më ekonomik evropian
30 Prill, 09:02
-
Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, Gjykata e Elbasanit jep dënimin për 4 adoleshentët! 46 vite burg në total
29 Prill, 18:40
-
Rama: Jemi në 'Champions League' e turizmit Mesdhetar! Në 2030 mund të arrijjmë 30 mln turistë! Thirrje të rinjve që punojnë jashtë: Pse rrini atje? Këtu do jenë pagat më të mira
29 Prill, 11:21
-
VIDEO/ Lëvizja e tregut aktual, tregtarët e Belshit në protestë, hyjnë me forcë brenda bashkisë
29 Prill, 11:19
-
Plas sherri në lokalin në Elbasan, pasi pinë alkool, 3 të rinjtë rrahin të miturin! Kamarieri dhunon 18-vjeçarin! Në hetim pronari
28 Prill, 16:52
-
Kryen parakalime të gabuara në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, gjobiten 18 shoferë (VIDEO)
28 Prill, 16:20
-
Arrestohet njëri prej autorëve të konfliktit në Peqin, ishte tentativë vrasjeje, i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku
27 Prill, 11:12
-
Kontributi parësor i turizmit nga jashtë: Vjet 4.1 miliardë euro në 21 miliardë gjithsej të PBB-së. Sivjet, ndoshta 50% më i lartë
27 Prill, 09:29
-
Muzetë, frekuentime rekord nga turizmi, potenciali për nxitjen e bizneseve
27 Prill, 09:16
-
U arrestuan për atentatin e dështuar ndaj Otit të Elbasanit, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për miqtë e Erjon Alibejt
26 Prill, 17:24
Shume mire,por duhet te shtosh ne liste fushen e Domosdoves ku eshte bere nje nga betejat e famshme kunder turqve,Sofren e Skenderbeut,ura e Bushtrices edhe pse moderne,eshte e famshme per lartesine e saj,Shkumbini mund te behet terheqes me kajake dhe barka turistike te lehta dhe te mos harrojme minierat,pse jo dhe turizem industrial.
Përgjigju