TIRANË - Pasi protestuan përpara Bashkisë së Tiranës, duke lënë pas vetëm vezë dhe domate e pankarta të hedhura përtokë, qytetarët të udhëhequr nga PD-ja u drejtuan për në Parkun e Liqenit.
Ashtu si dje, me të mbërritur pranë vendit ku do të ndërtohet këndi i lojërave, qytetarët u përplasën me policinë dhe arritën të hedhin përtokë rrethimin e hekurt të vendosur nga bashkia.

Po ashtu qytetarët me në krah disa nga deputetët e Partisë Demokratike, nga përleshjet me forcat e policisë kanë shkatërruar disa nga pemët e mbjella rishtas nga Bashkia. Revoltës së qytetarëve nuk i ka shpëtuar as buldozeri i ndërtimit, të cilit fillimisht iu thyen xhamat dhe më pas u rrëzua nga një grup protestuesish nën thirrjet
"Liri, demokraci."

Pasi e rrëzuan përdhe të gjitha gardhin rrethues, protestuesit të ndihmuar edhe nga deputetët e PD-së kanë ngritur në krahë dhe po i dërgojnë drejt Bashkisë së Tiranës. Njëri prej tyre është edhe Erion Bogdani i cili shihet në foto duke mbajtur së bashku me një person tjetër, rrjetën e e hekurit.

Pasi kanë zhvendosur rrjetat e hekurit pranë Bashkisë, duke dashur ta "rrethojnë" atë në mënyrë që ta pengojnë me projektin e ndertimit te kendit te lojerave tek parku i liqenit, protestuesit janë shpërndarë. Ndërkohë rrjetat e hekurit, janë mbledhur nga policia, por nuk dihet ende nëse do të rikthehen aty ku ishin apo do të magazinohen.
PD drejton protestën, vezë e domate drejt Bashkisë
Vezë e domate e perime ndaj Bashkisë së Tiranës. Kështu ka nisur protesta e Partisë Demokratike kundër ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.
Në protestë janë përshirë edhe disa perfaqesuesi se shoqëria civile dhe të biznesit të vogël, të cilët kundërshtojnë një sërë vendimesh të marra nga Bashkia e Tiranës, siç është rritja me 10 lekë e cmimit të biletës së urbanit për transportin publik, rritja e taksave, parkimi nëntokësor tek parku Rinia,
Protesta u thirr të dielën nga këshilltarët e djathtë të Bashkisë së Tiranës, të cilët akuzojnë kryebashkiakun Erion Veliaj se në projekt ka parashikuar edhe ngritjen e një restoranti për miqtë e tij.
/Shqiptarja.com

Këndi i lojërave, arkitekti gjerman: Jam i surprizuar nga protestat! Video