Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët vijojnë të kundërshtojnë ndërtimin e parkut të lodrave për fëmijë tek liqeni artificial, kanë bërë sot një padi në Gjykatën Administrative të Apelit për vlefshërinë e lejes së ndërtimit.
Po ashtu, ata padisë i kanë shtuar edhe kundërshtimin e vendimit të KKT dhe pezullimit të ndërtimit në Park.
Përfaqësuesit kanë thënë se, me nisjen e punimeve janë shkelur një sërë të drejtash siç është ajo e të drejtës për informim, mbrojtjen e mjedisit, planifikimin e zhvillimin e territorit, vlerësimin mjedisor dhe ndikimin në mjedis. Por mbi të gjitha është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com