Parlament, PD: Përjashtimet
arbitrare PS:Mos flisni me grushta

Parlament, PD: Përjashtimet<br />arbitrare PS:Mos flisni me grushta
TIRANE-Seanca e Kuvendit e kësaj të enjte nisi me një kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani, i cili kërkoi rishikimin e vendimit të Byrosë së Kuvendit, për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve të opozitës, Edi Paloka dhe Flamur Noka. 

shtë arbitrar përjashtimi i z.Paloka dhe z.Noka. Dy zërat kryesorë të opozitës u nxorën jashtë Kuvendit. Të jeni të sigurt se edhe sikur një deputet i opozitës të mbetet në këtë sallë, ju s'keni për të qenë rehat. Kërkoj rishikimin e vendimit të Kuvendit", u shpreh Ristani. 

Nga ana tjetër, deputeti i PS, Arben Çuko tha se zëri i opozitës nuk mund të shndërrohet në grushta. Sipas tij, Paloka dhunoi minisitrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.

"Mos sillni grushta dhe dhunë. Javën e kaluar qëlloi me grusht Ministrin e Shëndetësisë. Edi Paloka ushtroi dhunë fizike ndaj Ministrit Beqaj", tha ai. 

Pjerin Ndreu: Komisioni i Sigurisë jetik për vendin, e pavend të fyejmë
Anëtari i majtë në Komisionin e Sigurisë, Pjerin Ndreu ka bërë moral mbi gjuhën që është përdorur nga e djathta në Komisionin e Sigurisë. Sipas tij, Komisioni ku ai bën pjesë është ‘dhunuar’ me gjuhën që kanë përdorur kolegë të djathtë, ndërsa shton se duhet më shumë seriozitet në debate.

“Jam i zhgënjyer në nivelin ku ka rënë gjuha që përdoret mbi luftën kundër kriminalitetit, për mënyrën sesi flitet për luftën kundër kriminalitetit.  Nuk mund të flasësh për kriminalitetin, në këtë 6-mujor, u vranë kaq apo aq më pak apo më shumë, nëse do të bësh teatër e të anatemosh ministrin, kjo nuk është e drejtë. Jam kaq dhe unë nuk e fyej dot dikë me term të paqenë, pse bëhet kjo në komisionin e Sigurisë, pse abuzohet me këtë gjë?
Secili prej deputetëve të Komisionit të Sigurisë duhet t’i thërrasë mendjes, të jetë më i përgjegjshëm, se flasim për Sigurinë Kombëtare, flasim për jetën pasurinë, për gjithçka. Në këtë vend dhe është e pavend të fyejmë. Janë temat më të rëndësishme në vend që diskutohen në këtë vend”.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik