"Parlament plot me kriminelë"
 Berisha: Mund të lë mandatin

 Berisha: Mund të lë mandatin">
TIRANË - Sali Berisha mund të lë mandatin e deputetit si një shenjë revolte përballë Kuvendit të Shqipërisë që sipas tij është mbushur me kriminelë dhe ligjvënës që vjedhin pasurinë publike përmes familjarëve të tyre.
 
Deputeti demokrat la të hapur mundësinë për të hequr dorë nga mandati i deputetit, njëjtë siç bëri Rramush haradinaj në Kosovë përballë mazhorancës qeverisëse atje. Por megjithatë, ish-lideri demokrat nuk e quan këtë dorëzim të opozitës...
 
Gazetari: Do dorëzoni mandatin si Haradinaj?
Berisha: Të gjitha opsionet janë të hapura. unë qëndroj i hapur për çdo opsion në kushtet e këtij parlamenti me shkallën me të lartë të kriminalitetit. Kjo situatë është e padurueshme. jo nuk dorëzohemi përballë mazhorancës, jam i bindur që opozita do të vazhdojë betejën me të gjitha mjetet. Unë jam duke menduar personalisht, do të rishqyrtoj në themel qëndrimin tim ndaj këtij parlamenti që më shumë se çdo gjë tjetër ka hajdutët e shtetit.

Prononcimi i plote i ish-kryeministrit  per gazetaret para nisjes se seances plenare
Kreu i Meduzës së krimit të organizuar Edvin Kristaq Rama ka shndërruar parlamentin në strofull të krimit e kriminelëve dhe në atë parlament gjen sot pas burgjeve të sigurisë së lartë numrin më të madh të kriminelëve. Sot rendi i ditës është njëri prej tyre Armando Prenga, i cili në mëshirë vendosi të mos paraqitet për t'i larë faqen e zezë Edi Ramës. Por Armando është vetëm njëri prej tyre, si Armandi dhe më të zinj se Armandi janë një numër shumë i madh deputetësh të cilët vjedhin në pamëshirë nëpërmjet mandatit pasuritë e shqiptarëve. Kurrë nuk besoj në ndonjë vend të botës të ketë ndodhur kjo që ndodh me aleancën e qelbësirave.
 
Mes deputetëve ka garë se si të përdorin pushtetin për të vjedhur pasuritë publike. Ju e dini që në gjykim janë sivllau Kokëdhima...mendoni se Ilir Beqaj të cilit i ngelin gënjeshtrat në fyt në intervista, është më pak? Apo Sadri Abazi nipi i të cilit është fitimtari i dhjetëra tenderëve dhe punëve publike në mbarë vendin? Mendoni se është më pak Pjerin Ndreu? një sipërmarrës më tregoi nw zyrw se si kishte paraqitur ofertën për 380 mijë lekë për rojë të një objekte që e kishte pasur gjithnjë dhe atë e fitoi vëllai i Pjerinit. Tani është epoka e Olsëve, janë Olsët në fuqi

nuk ka ndodhur kurrë të vidhet haptazi, ndaj dhe unë do t'i qëndroj seriozisht qëndrimit tim në këtë strofull krimi. Unë jam duke menduar personalisht, do të rishqyrtoj në themel qëndrimin tim ndaj këtij parlamenti që më shumë se çdo gjë tjetër ka hajdutët e shtetit.
 
A jeni dëshmitarë se si Olsi Rama del protagonist në vjedhjen e shtetit në disa afera, a mund të vazhdohet më kështu? Unë mendoj se asnjë ditë nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë, ka shpërthyer një lukuni që deputetët me familjet e tyre të vjedhin pasurinë publike.
 
Demokracinë e kanë marrë banditët dhe hajdutët e shtetit. Revolucioni demokratik është rruga e vetme, përmbysja e tyre me çdo kusht, me të gjitha mjetet e mosbindjes civile demokratike, se ky parlament është turpi i madh i Shqipërisë, i Ballkanit dhe Evropës.
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)