Ka evaduar gjithsej 158 nga 174 auditime të kryera, nga ku vërehet trend rritës në auditimet e performancës, si dhe kryerja për herë të parë e auditimit në teknologjinë e informacionit, si dhe dhënies së opinionit për pasqyrat financiare.
Ka realizuar dhe evaduar 12 auditime performance, ku ka ardhur duke u rritur numri i gjetjeve, konkluzioneve dhe rekomandimeve, si dhe numri i subjekteve të përfshira”, thuhet në rezolutë.
Sipas rezolutës, KLSH Ka zbuluar një shumë totale të dëmit efektiv të përgjithshëm për parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera në vlerën 125,76 miliardë lekë.
Këto shkelje financiare i përkasin veprimtarisë ekonomike-financiare për periudhën kohore 2008–2015. Po ashtu, KLSH ka rekomanduar për zhdëmtim 46,7 për qind të totalit të shkeljeve financiare”.
(er.nu/shqiptarja.com)