Parlamenti i BE-së i kërkon Turqisë të njohë genocidin armen dhe të hapë rrugën për "një pajtim të mirëfilltë" midis dy kombeve. Para votimit të rezolutës, presidenti turk tha se Ankaraja nuk do të respektojë asnjë nga vendimet e Brukselit-së.
Në rezolutën e vënë për votim të mërkurën, deputetët i bënë thirrje Armenisë dhe Turqisë që të "përdorin përvjetorin e njëqindtë të genocidit armen" për të normalizuar marrëdhëniet diplomatike, për të hapur kufirin dhe për të hapur rrugën drejt integrimit ekonomik.
Duke përdorur "shembuj të pajtimit të suksesshëm midis kombeve evropiane, parlamentarët e BE-së votuan që Armenia dhe Turqia "pa kushte" duhet të ratifikojnë dhe zbatojnë protokollet mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, hapjen e kufirit, si dhe të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre për më shumë bashkëpunim ndërkufitar dhe integrim ekonomik.
Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com