Sot Parlamenti Europian miratoi mekanizmin për pezullimin e vizave për ato shtete që mund të abuzojnë me heqjen e tyre; kjo masë u mor pasi ndodhi që pas liberaliizmit të vizave, mijëra qytetarë nga Ballkani iu drejtua vendeve të BE-së duke kërkuar azil.

Mekanizmi i ri i pezullimit apo heqjes së vizave do të kontribuojë në ruajtjen e integritetit të proceseve të liberalizimit të vizave dhe për të ndërtuar besueshmërinë e qytetarëve.
 
Ai do të lejojë, nën masa tëtë rrepta dhe vlerësim të plotë nga ana e Komisionit Europian, rifutjen e përkohshme të kërkesës për viza nga qytetarët e një vendi të caktuar.

Ky mekanizëm nuk synon ndonjë vend të veçantë, por do të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjitha vendet që përfitojnë ose do të përfitojnë nga udhëtimi pa viza në BE në të ardhmen.

Mekanizmi i pezullimit të vizave do të përdoret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, si një masë e fundit . Qëllimi i tij është që të trajtojë situatat e shkaktuara nga abuzimi me regjimin pa viza.

Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme Sesilia Malmstrom shprehet se “unë, personalisht, jam e përkushtuar për udhëtimin pa viza për shtetasit e vendeve të treta që përfitojnë nga kjo. Por ne kemi nevojë për të siguruar se politika jonë e përbashkët e vizave mbetet një komponent i besuar i një politike efikase të migracionit evropian.
 
Në veçanti, ne kemi nevojë për të parandaluar keqpërdorimin e çdo regjimi pa viza për qëllime të tjera përveç udhëtimit afatshkurtër në BE ", tha Cecilia Malmström, Komisionerja e BE për Punët e Brendshme .
 
Komisioni Europian  propozoi mekanizmin e pezullimit të vizave për disa vende të Ballkanit Perëndimor, pasi disa shtete anëtare të BE-së u përballën me një fluks të konsiderueshëm të personave që udhëtonin pa viza në BE dhe më pas abuzonin me procedurat e azilit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)