BE-Parlamenti Evropian ka kërkuar rivendosjen e vizave për qytetarët amerikan, si pasojë e refuzimit nga Washingtoni të kërkesës për heqjen e vizave për pesë vende të Bashkimit Evropian.
Në janar të vitit 2014, BE dhe SHBA kanë arritur një marrëveshje për sa i përket udhëtimit pa viza, ku qytetarët amerikan kanë mundësi të udhëtojnë në të gjitha vende e Bashkimit Evropian pa patur nevojë të pajisen me një vizë udhëtimi.
Nga ana tjetër sipas marrëveshjes edhe qytetarët e BE-së duhet të udhëtonin në SHBA pa pasur nevojën e një vize, por kjo gjë nuk është respektuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Bullgarinë, Kroacinë, Qipron, Poloninë dhe Rumaninë.
Deputetët e Parlamentit Evropian, ia kanë drejtuar kërkesën Komisionit Evropian, i cili ka fuqinë për të miratuar ndryshime të tilla.
Sipas kësaj kërkese, Komisionit Evropian, i është kërkuar rikthimi i vizave për qytetarët amerikan brenda 2 muajve.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com