Parlamenti fillon punën normalisht
opozita synon hetimin e SHIK-ut

Parlamenti fillon punën normalisht<br />opozita synon hetimin e SHIK-ut
PRISHTINË - Kuvendi i Kosovës ka nisur zyrtarisht punën pas konstituimit dhe zgjedhjes së qeverisë së re dhe të enjten u identifikuan grupet dhe komisionet parlamentare. Kryesia e Kuvendit ka caktuar dy seancat e para plenare të kësaj legjislature që do të mbahen javën tjetër, me një axhendë mjaft dinamike. Seanca e së enjtes është me kërkesë të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila do të mbajë fjalimin e saj vjetor para deputetëve.
 
Opozita ka paralajmëruar se duke nisur që nga dita e parë në kuvend do të ngrihen për diskutim çështjet më të rëndësishme, mes tyre dhe hetimi i aktiviteteve të ish-Shërbimit Informativ të Kosovës i njohur si SHIK, shef i të cilit shërbim ishte kryetari aktual i Kuvendit, Kadri Veseli, njëkohësisht dhe zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
 
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka propozuar ngritjen e një komisioni hetues për veprimtarinë, financat dhe bazën ligjore të përdorur nga anëtarët e SHIK, por për këtë i nevojitet dhe mbështetja e shtatë deputetëve të partive në pushtet.
 
Iniciativa për hetimin e SHIK-ut, ishte lansuar që nga viti 2011 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.


  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!