Parlamenti gjerman rrit masat e sigurisë antiCOVID-19

Parlamenti gjerman rrit masat e sigurisë antiCOVID-19

Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, Bundestag, do të rrisë masat e tij të sigurisë lidhur me koronavirusin e ri pas pushimit të verës, nën dritën e rritjes së infeksioneve në vend.

Në një komunikim të brendshëm, presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schaeuble rekomandoi urgjentisht mbajtjen e një maske në të gjitha ndërtesat e parlamentit nga e hëna.

“Ky rekomandim urgjent vlen për të gjithë personat dhe të gjitha zonat e lëvizjes, siç janë korridoret dhe vendkalimet e shkallëve, mjediset e pushimit, dhomat e larjes, zonat e ngrënies (me përjashtim të personave në tryezë) dhe bibliotekën, por edhe për sallat e bordeve dhe të mbledhjeve”, shkruhet në rekomandimin e brendshëm.

“Në sallën plenare, në sallat e konferencave dhe sallat të mbledhjeve, si edhe në zyra, veçanërisht në të tuajat, maska ​​mund të hiqet, nëse keni zënë një vend në distancën e kërkuar prej të paktën 1,5 metra dhe është i garantuar ajrimi i mirë”, vazhdohet në rekomandim.

Njoftimi i brendshëm u drejtohet kryesisht rreth 3 100 punonjësve të administratës së Bundestagut dhe pothuajse 2 800 deputetëve në Berlin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja