Parlamenti grek shqyrton sot
paketën e dytë të reformave

GREQI- Parlamenti grek pritet të votojë sot paktetën e dytë të reformave të kërkuara nga Brukseli. Në rast se reforma do të marrë mbështetjen e parlamentit , Greqia mund të nisë negociatat për paketën hua prej 86 miliard eurosh, nga kreditorët e saj.

Kryeministri i vendit Aleksis Tsipras ka kërkuar mbështetjen e parlamentit duke thënë se grekët kanë varur tek ta të gjithë shpresat e tyre për qëndrimin në Eurozonë. Pavarësisht mbështetjes së opozitës Tsiprasit i nevojitet shmangia e rebelimit në rradhët e partisë së tij, ku 32 nga 149 deputetët e Syrizas votuan kundër paketës së parë të reformave.

Javën e kaluar u votuan një sërë masash shtrënguese të kërkuara nga huadhënësit, ku binin në sy reformat ekonomike dhe shkurtimet buxhetore. Propozimet që do të shqyrtohen këtë të mërkurë janë ndryshe, të një natyre më strukturore, ku përfshet një kod i mbrojtjes civile që synon përshpejtimin e procedurave gjyqësore si edhe adaptimi i një direktive e Bashkimit Europian për mbrojtjen e depozitave të qytetarëve me më pak 100 mijë euro.

Shqyrtimi në Parlament i kësaj pakete pritet të shoqërohet me protesta në rrugët e Athinës. Unioni i punonjësve të sektorit publik ka bërë thirrje për t’u mbledhur para godinës së ligjvënësve në orët e mbrëmjes.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë