Parlamenti katalanas ka shpallur pavarësinë. Në një seancë plenare historike, pas disa javësh tensionesh me qeverinë spanjolle, deputetët katalanas miratuan një rezolutë që e bën efektiv mandatin zgjedhor të referendumit të 1 tetorit.

"Ne me këtë formojmë Republikën Katalane si një shtet të pavarur, sovran, ligjor, demokratik, shoqëror", thotë deklarata. Pavarësia është shpallur në orën 3.25 me 70 vota për, 10 kundër dhe 2 abstenime.

Teksti përfshin jo vetëm deklaratën, por edhe disa masa për qeverinë katalanase për të zbatuar, me qëllim që shteti i ri të hyjë në fuqi menjëherë. Mocioni gjithashtu i kërkon qeverisë të bjerë dakord mbi një traktat të dyfishtë kombëtar me Spanjën dhe për të kërkuar njohjen e Republikës së Katalonjës nga "të gjitha vendet dhe institucionet".


Redaksia Online
Xh.F/J.ShShqiptarja.com