Me 204 vota pro, 85 kundër, 3 abstenim dhe 8 vota të pavlefshme nga 300 ligjvënës, politika e Koresë së Jugut vendosi shkarkimin nga detyra të Presidentit Yoon Suk Yeol, i cili njëanshmërisht shpalli gjendjen e ligjit ushtarak në vend, ligj i cili u hodh poshtë brenda orësh nga parlamenti.
Ligjvënësit e Koresë e gjetën fajtorë Presidentin, duke e pezulluar atë nga detyra, ndërsa sipas Kushtetutës do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të shpallë vendimin përfundimtar nëse Yoon do të qëndrojë apo jo në detyrë.
Gjykata ka afat 6 muaj për të vendosur nëse duhet shkarkuar Yoon-in nga pozita e presidentit, ndërsa nëse rrëzohet nga detyra, zgjedhjet për pasardhësin e tij duhet të mbahen brenda 60 ditësh.
Kjo ishte tentativa e dytë e Parlamentit koreano-jugor për ta shkarkuar Presidentin, pasi votimi i parë dështoi për shkak të mungesës së numrit të votave të nevojshme.
Pak pasi Parlamenti i Koresë së Jugut votoi pro shkarkimit të Presidentit, Yoon Suk Yeol iu drejtua me një fjalim kombit ku nuk u tërhoq nga qëndrimet e tij dhe tha se pezullimi i tij është i përkohshëm. Presidenti i konsideruar rebel nga politika kërkoi t’i jepet fund politikës së teprimit dhe konfrontimit.
Mijëra koreanojugor, te mbledhur jashtë Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut festuan kur dëgjuan se deputetët votuan për shkarkimin e Presidentit Yoon Suk Yeol. Vendimi nga opozita u konsiderua si një fitore e gjithë popullit, ndërsa Kryeministri Han Duck-Soo u zotua se do të bëje më të mirën për të drejtuar qeverinë në mënyrë të qëndrueshme. Ndërkohe Bashkimi Evropian beri thirrje për zgjidhje të shpejtë të trazirave politike që tronditen Korenë e Jugut që kur Yoon Suk Yeol u përpoq të vendoste ligjin ushtarak.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Dhjetor, 13:13
Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?
-
Akt kriminal
85.6%
-
Normale
8.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 557
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-ministri i mbrojtjes i Koresë së Jugut tenton të vetëvritet, teksa ishte në paraburgim
11 Dhjetor, 08:07
-
Arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes në Korenë e Jugut për zbatimin e ligjit emergjent ushtarak
10 Dhjetor, 19:07
-
Arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes në Korenë e Jugut, zyrtari akuzohet për shpalljen e ligjit ushtarak
8 Dhjetor, 16:00
-
Shpalli shtetrrethim, presidenti i Koresë së Jugut, i mbijeton shkarkimit nga parlamenti
7 Dhjetor, 13:35
-
Shpalli ligjin ushtarak, Presidenti i Koresë së Jugut kërkon falje, por nuk dorëhiqet: E bëra nga dëshpërimi! I 'mbijeton' shkarkimit nga Parlamenti
7 Dhjetor, 10:09
-
Korea e Jugut/ Urdhëroi arrestimin e disa politikanëve, partia në pushtet kërkon largimin e presidentit
6 Dhjetor, 08:51
-
Korea e Jugut/ Shpalli ligjin ushtarak pa argumentuar vendimin, presidenti drejt shkarkimit pas kaosit politik
4 Dhjetor, 12:03
-
Kore e Jugut/ Presidenti shpalli shtetrrethimin, parlamenti e rrëzon! Ushtria e policia përleshen me demostruesit, më pas tërhiqen
3 Dhjetor, 15:42
-
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut koordinojnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të Phenianit
16 Nëntor, 19:10
-
Seuli paralajmëron se do ta godiste Phenianin në rast të një sulmi bërthamor
8 Nëntor, 15:23
-
Lufta në Ukrainë/ Korea e Jugut nuk përjashton mundësinë e dërgimit të raketave Hawk në Kiev! Zelensky - Perëndimit: Na lejoni sulmet thellë brenda Rusisë
31 Tetor, 17:36
-
Paris 2024/ Mungesa e kushteve, Koreja e Jugut largon gjashtë atletë nga Fshati Olimpik
27 Korrik, 09:39