Parlamenti i Kosovës shpërndahet më 22 gusht

 Parlamenti i Kosovës shpërndahet më 22 gusht

Kryesia e parlamentit të Kosovës vendosi që 22 gushti të jetë datë për shpërndarjen e parlamentit.

Pas shpërndarjes, presidenti i Kosovës duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha se "zgjedhjet nuk janë vetëm mundësi dhe alternativë, por drejtim dhe vendim i duhur për qytetarët e vendit'.

Ai tha se vendimi për seancën e shpërndarjes u mor me pajtimin e të gjitha partive politike, të cilat janë shprehur në favor të zgjedhjeve të reja që nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj më 19 korrik, pasi u thirr për t'u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë. VOA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike