Parlamenti i Republikës Sërpska në Bosnjë Hercegovinë ka miratuar ditën e sotme rezolutën për “mbrojtjen e serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë.

Pjesa më e madhe e ligjvënësve në organin legjislativ të entitetit serb në Bosnjë Hercegovinë udhëhiqet nga Aleanca e Socialdemokratëve të pavarur e Milorad Dodikut, i cili mban postin e Republikës Sërpska.

Dodik, i cili është shpallur non-grata nga SHBA, nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe ka raporte të ngushta me krerët e Kremlinit dhe Beogradit.

Për shkak të kundërshtimit të pëfaqësuesve politikë nga Republika Sërpska, Nosnja ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka raporte të ngushta me zyrtarët në Kremlin dhe Beograd.

Çfarë përmban teksti i rezolutës?

Teksti i rezolutës mbështet të drejtën e Serbisë “për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin, që garantohet nga ligji ndërkombëtar” dhe rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta u propozua nga Nenad Stevandiq, president i Parlamentit të Republikës Sërpska, njëherësh kryetar i partisë Sërpska e Bashkuar, që është në koalicion me partinë e Dodikut.

Në tekst thuhet se Republika Sërpska “dënon aktivitetet terroriste të shqiptarëve të Kosovës dhe autoriteteve të tyre, të cilat paraqesin kërcënim për paqen ndërkombëtare dhe sigurinë”.

Veçmas rezolutës u miratuan edhe përfundime nëpërmjet të cilave Republika Sërpska fton shtetet anëtare të OKB në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Europian që njohin pavarësinë e Kosovës që të shqyrtojnë vendimin e tyre dhe të tërheqin njohjet.

Milorad Dodik po ashtu kërkoi që përfaqësuesit e këtij entiteti që janë në institucionet e Bosnjë Hercegovinës të ndëmarrin vendim që dënojnë atë që sipas tij është spastrim etnik i serbëve në Kosovë, duke mbajtur kështu të njëjtën retorikë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.