Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut e hapi seancën e Kuvendit për herë të parë në gjuhën shqipe. Pas zyrtarizimit të gjuhës në Maqedoni ligjërisht Talat Xhaferi drejtoi seancën e parë në gjuhën e tij edhe pse hasi kundërshtime nga partia opozitare VMRO- DPMNE e cila pretendon se përdorimi i shqipes është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Xhaferi sqaroi se fakti që ligjet e tjera dhe Rregullorja e Kuvendit nuk janë përshtatur akoma me ligjin e gjuhëve, nuk e pengon zbatimin e tij në Kuvend. Nuk është rasti i parë që në parlamentin maqedonas flitet shqip, por kjo është rradha e parë në mënyrë institucionale dhe ligjore.
Gjithashtu Xhaferi ka komentuar edhe mbi këtë ngjarje me anë të një video dhe foto
"Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot në zbatim të parë të dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë. Udhëheqja e Seancës plenare në gjuhën shqipe."

Komente

