Parlamenti nis sot procedurat për
zëvendësimin e Endira Bushatit

Parlamenti nis sot procedurat për<br />zëvendësimin e Endira Bushatit
TIRANE- Çështja e riformatimit të amëtarëve dhe vetë kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizuale, Endira Bushati pritet të shkaktojë debate në mbledhjen e sotme të Komisionit të Medias.

Endira Bushati pritet sot të raportojë punën e bërë nga institucioni që ajo drejton për vitin e kaluar, dhe ky raportim pritet të ngjallë debate nga ana e mazhorancës e cila ka ndërmarrë nismën ligjore për shkarkimin e saj.
 
Nëpërmjet një shkrese, kreu i Kuvendit Ilir Meta firmosi javën e kaluar procedurat që do të ndiqen për zëvendësimin e Endira Bushatit, pasi mandati i saj në krye të AMA-s ka përfunduar që në datë 24.09.2012.

Shkresa, e firmosur nga Meta, e cila do të kalojë për shqyrtim sot në Komisionin Parlamentar të Medias, përcakton analizën ligjore të mandatit të Bushatit.

Në të  thuhet se ajo ka zëvendësuar ish-anëtarin Artan Zeneli, të cilit i përfundonte mandati në datën 24 shtator të vitit 2012 dhe, pas kësaj, ajo nuk është rivotuar për të marrë një mandat të dytë në krye të AMA-s.

“Problematika lind me marrjen e mandatit të dytë si kryetare të Endira Bushatit. Ajo nuk mund të zgjidhej si anëtare, pasi kjo nuk mund të ndodhte në një kohë kur Bushati e ka përfunduar mandatin e anëtares më datë 24.09.2012. Zonja Bushati më 5.11.2009 merr një mandat zëvendësimi në vend të Artan Zenelit si anëtare, mandat i cili i përfundonte në datë 24.09.2012, që do të thotë se Endira Bushati, zëvendësuese e zotit Zeneli, nuk ka me mandat anëtari prej shtatorit 2012”,- thuhet në argumentin ligjor të shkresës për inicimin e zëvendësimit të Bushatit nga posti i kryetares së AMA-s.

Emërimi i paligjshëm
Në shkresën e firmosur nga Meta, ku përcaktohet fillimi i procedurave për zëvendësimin e Endira
Bushatit, argumentohet edhe momenti i paligjshmërisë së emërimit të Bushatit në krye të AMA-s.

Konkretisht në të theksohet: “Mbështetur në sa thamë më sipër, vlerësojmë se zonja Bushati, në kundërshtim me nenin 9 të ligjit 8410/1998, vazhdon ushtrimin e detyrës së kryetares, pa pasur mandatin e anëtares së KKRT-së. Neni 9 i ligjit thotë se Kuvendi me votim të hapur zgjedh njërin nga anëtarët e Këshillit në detyrën e kryetarit të KKRT-së.

Kjo dispozitë ligjore trajton anëtarin dhe kryetarin në pozitë të barabartë, duke kushtëzuar legjitimimin si kryetar, me qenien si anëtar të KKRT-së. Kryetari do të duhet të zgjidhet brenda mandatit si anëtar dhe jo të marrë të veçuar pozitën e tij si kryetar. Kjo nuk ka ndodhur me zonjën Bushati, pasi që një vit para mbarimit të mandatit anëtare, është zgjedhur direkt në pozicionin e kryetares së re, me mandat të dytë 5-vjeçar nga Kuvendi, gjë, e cila nuk është në favor dhe nuk legjitimon funksionin e ri përtej afatit të anëtarit”

REAGIMI I PEZES
Lidhur me këtë iniciativë, ka reaguar edhe nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza, i cili theksoi se nesër komisioni do të nisë procedurat për zëvendësimin e Endira Bushatit nga posti i saj në krye të AMA-s.

Krahas kësaj, në rendin e ditës janë përcaktuar edhe zëvendësimet e tri vendeve të tjera vakante në AMA, pasi që prej më shumë se një viti ky institucion po funksion vetëm me katër anëtarë, ndërkohë që edhe vetë kryetares i ka përfunduar mandati.

“Endira Bushatit i ka përfunduar prej kohësh mandati në krye të AMA-s. Njësia e monitorimit ka plotësuar raportin, ku evidenton vakancën e 3 anëtarëve dhe kryetares së AMA-s Endira Bushati”,- ka theksuar deputeti Peza.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501