GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli i marrë i pandehur për korrupsion aktiv në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas SPAK, gjatë fushatës se 11 majit, Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate”.
Prokuroria thotë se Shkreli ka shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë fushatës. Pak ditë para zgjedhjeve, zyrtarit të lartë vendor iu sekuestrua aparati celular nga SPAK.
Komente








