'Parlamenti një depo patatesh të kalbura', Vasili i LSI-së del kundër SHBA-ve: Ca të huaj po promovojnë standarde antidemokratike

'Parlamenti një depo patatesh të kalbura', Vasili i LSI-së del kundër SHBA-ve: Ca të huaj po promovojnë standarde antidemokratike

Ambasada e Amerikës ditën e sotme deklaroi se Parlamenti aktual është në funksion të plotë dhe se mbështesin vendimin e Rudina Hajdarit për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka ardhur edhe një reagim nga ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili është kundër qëndrimeve të SHBA-ve.

Vasili me anë të një reagimi në Facebook shprehet se Parlamenti aktual është si një depo patatesh të kalbura. Më tej Vasili është shprehur se "ca të huaj po mëtojnë të promovojnë standarde antidemokratike për vendin tonë".


Ndër të tjera Vasili ka komentuar edhe  vendimin e opozitës së re për tu futur në zgjedhjet lokale ku ka thënë se ky veprim do të ishte një thikë tjetër  në një krizë përfaqësimi.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Attention!!! Zgjedhjet nuk jane fushata grumbullimi patatesh te kalbura te krimit!!!

Attention!! Ca te huaj po mëtojne te promovojne standarte antidemokratike,qe jane te paimagjinueshme per vendet e tyre.

Attention!! Alibia ne anglisht me nje fushate grumbullimi patatesh, qe po tentohet ti behet krizes me te rende te perfaqesimit qe ka perfshire Shqiperine eshte ndihma me e keqe per te dhe demokracine e saj qe rritet ngadale dhe me shume mundime.

Attention!! Parlamenti eshte sot thjesht nje depo patetesh te kalbura pas nje fushate grumbullimi patatesh te drejtuar nga qeveria e telekomanduar nga krimi i organizuar.

Attention!! Ky parlament or in english this parlament eshte thjesht nje instrument i kriminalizuar,qe ligjeron korrupsionin dhe asgjesimin e luftes ndaj krimit te organizuar.

Attention!! Cdo dite e metejshme e ketij parlamenti eshte nje dite e mire per krimin, por njeherazi nje dite e zeze per qytetaret.

Attention!! Demokracia lind mbi perfaqesimin dhe kur perfaqesimi i qytetareve tronditet e asgjesohet demokracia vdes dhe cdo leksion apo didaskali ne anglisht eshte thjesht nje ze ne veshin e nje te vdekuri.

Attention!! Promovimi i nje tjeter fushate grumbullimi patatesh te kalbura ne 30 qershor eshte thjesht nje thike tjeter ne nje krize perfaqesimi,qe ndodhet ne buze te humneres.

Attention!! Zgjidhja i krizes se tmerrshme te perfaqesimit fillon nga zbardhja e dosjes 339 dhe 184,nga cuarja prapa hekurave te fajtoreve te grabitjes se zgjedhjes permes krimit te organizuar dhe nje thirrje e forte per ta bere kete ne shqip dhe anglisht do ta besonin te gjithe shqiptaret qe i njohin fajtoret,por njohin edhe qeverine qe i mbron ata e qe nuk lejon ti cojne ata perpara drejtesise.

Attention!!Shqiptaret presin nje thirrje te forte ne shqip dhe Anglisht qe fajtoret e korrupsionit te Unazes se Re te shkojne pas hekurave,presin qe fajtoret qe lane aeroportin nderkombetar ne dore te 4 krimineleve te shkojne pas hekurave,presin te shkojne pas hekurave ata qe i bejne presion medias se pavarur,presin te shkojne pas hekurave ata qe pastrojne parate dhe rrenojne ekonomine e Shqiperise.

Attention!! Shqiptaret ne keto 29 vjet pluralizem pervec flamurit kuq e zi kane valavitur pa u lodhur flamurin Amerikan dhe me pas ate te Europes se Bashkuar.
As Amerika dhe as BE nuk kane shnderruar senatet,dhomen e perfaqesuesve dhe parlamentet e tyre ne vend grumbullimi patatesh te kalbura te krimit te organizuar.

Attention!! Edhe Shqipetaret do te ecin vetem ne kete rruge dhe do te kene vetem kete shembull te Amerikes dhe BE dhe kurre nuk do te lejojne qe Republika Parlamentare nder ne te kthehet ne vend grumbullimi patatesh te kalbura te krimit te organizuar dhe qeveria si nje zgjatim i saj.

Kush ka kurajo le te thote te kunderten!!


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 20/04/2019 02:15

    O buf pulash

    Përgjigju
  • O derman: 19/04/2019 20:52

    Po ju ca halli keni o Vasil pse nuk u ze gjumi naten? Po mire meqe populli shqiptar s'marrka vesh eshte popull dele si mbas jush qe vazhdon e i beson Rames e SHBA,dhe ju si "burra shteti" qe jeni u sakrifikuat per Shqiperin dhe s'po ju kupton njeri, tani qe è bet kete gjest solem te papar e te padegjuar ndonjeher ikni tani, po ikni per gjithmon ama na lini te vdesim rehat.. Ikni se na keni hequr mendjen fare.. Se kur del dhe ti me Ilir Sali e compagnia bella e na beni moral eshte ofendim i madh qe na beni si popull.. Ore po kaq budallenj i dini shqiptaret ju..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi