Parlamenti përkujton Holokaustin 
 fton trupin diplomatik të Izraelit 

Parlamenti përkujton Holokaustin <br /> fton trupin diplomatik të Izraelit 
TIRANE - Kjo e enjte parlamentare nuk ka qënë aspak e zakontë pasi seanca plenare nisi ndryshe duke qënë se korespodonte me ditën përkujtimore për viktimat e holokaustit. Seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë i ka paraprirë një ekspozitë në nderim të viktimave të Holokaustit, të vendosur në fasadën hyrëse të godinës së Kuvendit.

Ndërkaq para nisjes së seancës plenare është zhvilluar një ceremoni e posaçme për të përkujtuar viktimat e holokaustit, ku ka marrë pjesë dhe ambasadori i Shtetit të Izraelit në Shqipëri, Cohen. Përfaqësia diplomatike e ambasadës së Izraelit në vendin tonë ishte e pranishme në sallën e kuvendit ku, ambasadori i i izraelit David Cohen mbajti fjalën e tij në lidhje me ditën e Holokaustit.

Meta: Shqipëria shembull i mikëpritjes së hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore dhe para saj

I pari që nisi fjalën ishte kryetari i kuvendit Ilir Meta i cili u shpreh se në këtë ditë po përkujtohet një nga momentet më të errëta që ka njohur historia.
Duke u fokusuar në mbështetjen që shqiptarët i kanë dhënë hebrenjve në luftën e dytë botërore, Meta tha: “Shqipëria është vendi ku hebrenjtë që erdhën e u strehuan ishin të shumtë dhe ne sot duhet të jemi krenarë për këtë”. po ashtu kreu i Kuvendit shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në strehimin e hebrenjve duke sakrifikuar pasi ishte e njohur politika e kohës kundrejt atyre që strehonin hebrenjtë.  Kjo sakrificë e madhe e kombit shqiptar është njohur edhe në regjistrin e “Të Drejtëve mes Kombeve” në Yad Vashem, ku shprehet mirënjohja për gjithë shqiptarët që rrezikuan jetët e tyre në mbrojtje të jetës së të gjithë hebrenjve që ishin në Shqipëri dhe që erdhën në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
Shqipëria është vendi ku hebrenjtë ishin më të shumtë në numër pas luftës, se sa përpara saj. Besa, bujaria, mikpritja dhe toleranca e shqiptarit, janë elementë thelbësore të shpirtit tonë kombëtar, të cilat e identifikojnë Shqipërinë si një shembull të jashtëzakonshëm bashkëjetese dhe harmonie etnike dhe fetare në botë. Për këtë ne jemi të gjithë krenarë,"- tha Meta.


Leskaj: Jemi drejt një qasjeje të re në marëdhëniet më Izraelin

Ndërsa deputetja Valentina Leskaj theksoi faktin se humanizmi me të cilin shqiptarët kanë ndihmuar hebrenjtë është i pashoq dhe kjo ditë duhet të shërbejë që të kujtohen me nderim dhe përulje të gjitha viktimat e Holokaustit. Ky përvjetor është i veçantë edhe për faktin se një konteksti të ri europian e botëror, që na bën alert pas ngjarjeve të fundit.
 
Terrori që përjetoj Franca këtë fillim viti, kërcënimet, për akte të reja terroriste e antisemitizmi, na bëjnë ta kujtojmë këtë ditë, jo vetëm si nderim, për të shkuarën tonë të përbashkët, po si reflektim për mbrojtjen e lirive, vlerave njerëzore e qytetërimit Europian. “Një qasje e re në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Izraelit” – kështu u shpreh deputetja socialiste Leskaj.

Cohen: Hija e Holokaustit peshon mbi ndërgjegjen e botës

Me një status të veçantë atë të ambasadorit të Izraelit, David Cohen u shpreh se ndjehet krenar që ndodhej në Kuvendin e Shqipërisë në një ditë përkujtimore si kjo që për popullin e tij është mjaft e rëndësishme pasi kujton një histori të dhimbshme.

Cohen theksoi se është e pamundur që edhe sot të kuptohej shkaku i urrejtjes naziste ndaj hebrenjve, por megjithatë Shqipëria është vendi me rekordin më të mirë për heroizmin e treguar. “Epidemia e urrejtjes ende sfidon, s’mund të rrimë në heshtje, bota sot është duke luftuar për të fituar paqen e drejtësinë”- tha Cohen duke lënë të kuptohet se kjo është një luftë e hapur që ende nuk është mbyllur.

Greif: Të mësojmë nga e shkuara e errët e Aushvic
 
Fjalë përshëndetëse për ditën e përkujtimit të viktimave të Holokaustit ka mbajtur edhe Profesori dhe Historiani i 0shquar izraelit, Gideon Greif i cili tha se nga historia të gjithë duhet të mësojnë shumë që të mos përsëriten më të njëjtat gabime të dikurshme. “Do të dëshiroja të filloja fjalën time duke shprehur mirënjohjen më të sinqertë dhe më të thellë të popullit hebre drejtuar shqiptarëve të nderuar për shpëtimin e shumë hebrenjve. Faleminderit për veprën tuaj fisnike nga thellësia e shpirtit. Para dy ditësh me 27 janar ne përkujtuam çlirimin e kompleksit të kapit të Aushvicit nga ushtria e aleatëve. Kjo ditë kujtese është më tepër se një datë e kalendarit, është një ditë plotë pasoja morale, historike që duhen konsideruar dhe zbatuar në mënyrë që të shmangim një Holokaust të dytë dhe që ta bëjmë jetën tonë më të mirë në këtë planet. Shumë njerëz të pafajshëm vuajtën tmerrësisht, u skllavëruan, humbën gjithçka që kishin, familjet, si edhe emrat e tyre dhe shumica prej tyre, jetën e tyre. Pas termit Aushvic fshihet një realitet shumë më kompleks. Aushvic nuk ishte vetëm kampi gjerman-nazist i përqendrimit dhe i shfarosjes, por edhe kampi që ka ekzistuar më gjatë, nga viti 1940 -1945. Aushvici nuk ishte vetëm stacioni më i madh i trenit, por edhe varreza më e madhe e botës. Unë mund të qëndroj këtu për orë të tëra, por koha është e kufizuar. Më lejoni ta përmbyll fjalimin tim. Aushvici ishte në qendër të jurisë së vdekjes masive në Europë dhe ai u quajt kolaps i civilizimit që do të thoshte, krimet naziste ndaj njerëzve hebrenj. Shumë njerëz u vranë thjesht se lindën hebrenj. Ky është një krim i paprecedent.”- tha profesori i izraelit Greif.

1
 
2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin