Parlamenti polak arriti që me votat e maxhorancës së partisë së djathtë ”Ligj dhe drejtësi” (PiS) të liderit Jaroslaw Kaczynski, të miratonte ligjin me anë të të cilit ministri i Drejtësisë bëhet edhe prokuror i përgjithshëm i vendit. Sipas opozitës, kjo lëvizje është akti i fundit kundër autonomisë së pushtetit gjyqësor nga ana e fuqisë politike.