Parlamenti serb votoi qeverinë e re
dhe kryeministren e parë lesbike

BEOGRAD-Parlamenti i Serbisë miratoi me shumicë dërmuese të votave qeverinë e re dhe kryeministren Ana Bërnabic, e cila hapur ka pranuar orientimin e saj seksual.

Nga 250 deputetë,157 votuan në favor ndërsa 55 ishin kundër.

Zgjedhja e Ana Bërnabicit në postin e kryeministres shënon një moment të veçantë për Serbinë dhe rajonin konservator të Ballkanit.

Ajo u propozua nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili mori postin e presidentit të Serbisë në zgjedhjet e muajit prill. Shumë vëzhgues e panë këtë vendim si një shenjë e largimit të Serbisë nga Rusia.

Kryeministrja Bërnabiç tha se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian do të jetë përparësi e qeverisë së saj, por duke ruajtur njëkohësisht edhe marrëdhëniet më të mira të mundshme me Rusinë.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fitore historike, Holstein Kiel mposht 4-2 Dortmundin! Leverkusen tri pikë me Xhakën në fushë

GOLAT/ Fitore historike, Holstein Kiel mposht 4-2 Dortmundin! Leverkusen tri pikë me Xhakën në fushë