Parlamenti suedez miraton marrëveshjen ushtarake me SHBA-në

Parlamenti suedez miraton marrëveshjen ushtarake me SHBA-në

Ministri i Mbrojtjes suedeze Pål Jonsson dhe Ministri i Jashtëm Tobias Billström

Parlamenti suedez ka miratuar një marrëveshje të diskutueshme për bashkëpunimin ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja, e nënshkruar në dhjetor 2023, u lejon forcave të armatosura amerikane të jenë të pranishëm në 17 baza ushtarake suedeze duke përfshirë fusha ajrore, baza detare dhe vendndodhje për trupat tokësore.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes suedeze, Pal Jonson kjo marrëveshje do të përmirësonte ndjeshëm kushtet për mbështetjen e SHBA-së gjatë një krize ose lufte.

Megjithatë jo të gjithë e mbështetën këtë gjë. Disa kritikë kanë shprehur shqetësimin se kjo marrëveshje nuk trajtonte vendosjen e armëve bërthamore.

Por qeveria e pakicës së qendrës së djathtë të kryeministrit Ulf Kristersson, e mbështetur nga demokratët suedezë të ekstremit të djathtë, ka thënë se marrëveshja respekton sovranitetin suedez.

Suedia për shumë vite ka qenë e paangazhuar ushtarakisht, por pas pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë, aplikoi për anëtarësim në NATO së dhe në mars të këtj viti ata u bënë zyrtarisht anëtarët e 32-të të NATO-s.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë