Parlamenti turk pritet të ratifikojë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO

Parlamenti turk pritet të ratifikojë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO

Parlamenti turk

Pas një vonese mbi një vjeçare, parlamenti turk pritet të miratojë të martën anëtarësimin e Suedisë në NATO. Vendimi pason miratimin nga Komisioni i Parlamentit turk për Marrëdhëniet me Jashtë të kërkesës së Stokholmit për anëtarësim në aleancën perëndimore muajin e kaluar.

Në vitin 2022, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO. Ndonëse Finlanda përfundimisht u bë anëtare e NATO-s në prill të vitit 2023, Turqia nuk pranoi të ratifikonte kandidaturën e Suedisë, një vendim që zemëroi aleatët e saj perëndimorë.

Fillimisht, Turqia refuzoi të miratonte anëtarësimin e Suedisë me pretendimin se vendi nordik po mbronte anëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Që atëherë, Suedia ka paraqitur një projekt-ligj kundër terrorizmit që e bën të paligjshëm anëtarësimin në një organizatë terroriste.

Suedia, Kanadaja, Finlanda dhe Holanda gjithashtu kanë zbutur politikat e eksportit të armëve për Turqinë. Megjithatë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka lidhur ratifikimin e ardhshëm me miratimin e vonuar të shitjes së avionëve luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara për Turqinë. Shtëpia e Bardhë mbështet shitjen e këtyre avionëve, por afati kohor për miratimin e këtij vendimi nga Kongresi nuk është i qartë.

Pavarësisht kësaj pengese, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan këtë muaj se Turqia ka të ngjarë të ratifikojë së shpejti kërkesën e Suedisë për anëtarësim, duke e lënë Hungarinë pengesë të vetme për hyrjen e Suedisë në NATO.

Pavarësisht nga miratimi i mundshëm i Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO, Hungaria ka vonuar marrjen e një vendimi mbi hyrjen e vendit nordik në aleancën perëndimore.

Hungaria thotë se Suedia ka patur një "qëndrim haptazi armiqësor" ndaj Budapestit prej vitesh dhe është e zemëruar për kritikat e Suedisë ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban mbi erozionin e perceptuar të shtetit ligjor. Kryeministri Orban i ka mohuar akuzat e qeverisë suedeze.

Shefi i personelit të zyrës së Kryeministrit Orban, Gergely Gulyas, vuri në dukje të enjten e kaluar mungesën e "hapave të ndërtimit të besimit" nga Stokholmi për të përmirësuar marrëdhëniet me Budapestin, që do të mund të ndihmonin në ratifikimin e kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë