Parlamenti turk shtyn vendimin rreth anëtarësimit të Suedisë në NATO: Kemi nevojë ende për sqarime

Parlamenti turk shtyn vendimin rreth anëtarësimit të Suedisë në NATO: Kemi nevojë ende për sqarime

Parlamenti turk

Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk hapi debatin mbi aplikimin e Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO, por shtyu procedurat për një datë të mëvonshme pa marrë ndonjë vendim.

Nuk dihej menjëherë se kur komisioni do të rifillonte diskutimet mbi protokollin e pranimit të Suedisë apo kur do të arrinte në asamblenë e përgjithshme të Parlamentit për fazën e fundit të procesit legjislativ.

Takimi u ndërpre pasi ligjvënësit nga partia në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan paraqitën një mocion për shtyrje me arsyetimin se disa çështje kishin nevojë për sqarime dhe se negociatat me Suedinë nuk ishin "pjekur" sa duhet.

Kryetari i komitetit Fuat Oktay u tha gazetarëve se ambasadori suedez mund të ftohet në seancën e ardhshme për të dhënë informacione të mëtejshme mbi hapat që ka ndërmarrë vendi i tij për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë.

Turqia ka ngecur në ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke e akuzuar atë se është shumë e butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime për sigurinë e saj, duke përfshirë militantët kurdë dhe anëtarët e një rrjeti që Ankaraja fajëson për një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.

Turqia është zemëruar gjithashtu nga një seri demonstratash nga mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit [PKK], në Suedi, si dhe nga protestat e djegies së Kuranit që tronditën vendet myslimane.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hoqi kundërshtimin e tij ndaj aplikimit të Suedisë gjatë një samiti të NATO-s në korrik dhe dërgoi protokollin e pranimit në Parlament për ratifikim muajin e kaluar.

Ndryshimi i qëndrimit të Turqisë erdhi pasi Stokholmi premtoi bashkëpunim më të thellë me Turqinë në luftën kundër terrorizmit dhe për të mbështetur ambicien e Turqisë për të ringjallur kërkesën e saj për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Suedia dhe Finlanda braktisën pozicionet e tyre tradicionale të mosangazhimit ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së NATO-s, pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar.

Finlanda iu bashkua aleancës në prill, duke u bërë anëtari i 31-të i NATO-s, pasi Parlamenti i Turqisë ratifikoi aplikimin e vendit nordik.

Marrëveshja e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë ka qenë gjithashtu e lidhur me përpjekjet e Ankarasë për të blerë avionë të rinj luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara dhe për të përmirësuar flotën e saj ekzistuese luftarake.

Megjithatë, si zyrtarët amerikanë ashtu edhe ata turq kanë këmbëngulur se çdo marrëveshje e tillë nuk do të lidhet me anëtarësimin e Suedisë në NATO. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025