/ATSH-ANSA/ - Qeveria e dytë e kryeministrit grek, Aleksis Cipras mori përgjatë mbrëmjes së djeshme votëbesimin e parlamentit grek.
Në favor të saj votuan të 155 deputetët e maxhorancës me koalicion, nga 300 që ka parlamenti grek.
"Do të kalojmë shumë shpejt pengesat dhe do të konkludojmë shumë shpejt çështjen e rëndësishme të rikapitalizimit të bankave dhe të borxhit", deklaroi Cipras, i cituar nga agjencia Reuters online.
"Do të procedojmë me një ritëm të moderuar për ndryshimin e Greqisë", theksoi ai