Parma “shokon” Juven me xhepa
bosh, sot derbi i Manchester-it

Parma “shokon” Juven me xhepa<br />bosh, sot derbi i Manchester-it
Reali i Madridit ka kaluar pa shumë probleme Eibarin, teksa e mposhti me rezultatin e pastër 3-0. Ronaldo, Hernandez dhe Jese janë autorët e tre golave për ekipin e Ancelotit. Reali nuk pati në dispozicion këtë ndeshje mungesa të rëndësishme si James, Kros dhe Bale. Megjithatë Ronaldo bëri diferencën duke udhëhequr ekipin dhe shënuar golin e 38 këtë edicion në kampionat. Tashmë portugezi është 13 gola larg rekordit të Mesit për golat e shënuar brenda një edicioni, 50. 

Bundersliga
Bayerni i Mynihut vazhdon i qetë rrugën drejt titullit kampion këtë edicion në Gjermani, teksa kaloi edhe këtë javë Frankfurtin me lehtësi 3-0. Dy golat e Levandovskit dhe një i Mylerit vendosën fatin e sfidës. Borussia Moenchengladbach, ku luan edhe kosovari Granit Xhaka u dha një goditje të forte shpresave të Dortmundit për një vend në Kupat e Europës, pasi e mundi 3-1. Fitore të rëndësishme arritën edhe Leverkuseni me Paderbornin.

Serie A
Surpriza e javës ka ardhur nga kampionati Italian. ‘I mbyturi të mbyt’. Kuptimin e kësaj shprehje të njohur e ka mësuar më mirë se kushdo tjetër Juvenstusi që pësoi një humbje turpëruese jashtë fushe përballë Parmës me rezultatin minimal 1-0. Goli i Maurit në pjesën e dytë vendosi ndeshjen, ndërsa humbja nuk e rrezikon aspak ecurinë e Juventusit, pasi titullin kampion e ka të sigurt edhe këtë edicion.

Premier League
Sot në orën 17:00 zhvillohet derbi i Manchester-it, United-City. Si radhë herë këtë edicion United është para City-t një pikë, por ndeshja e sotme mund të sjellë përmbysjen, pasi ekipi i Pelegrinit duhet të bëjë autokritikë pas humbjes javën e parë. City ka humbur shpresat për titullin, pasi blutë e Londrës janë shkëputur disa pikë para, ndërsa vendin e dytë e ka prenotuar Arsenali.


Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë