Vatikan/AP/ATSH/- Parmixhana dhe një lloj gatimi me këtë lloj djathi me patëllxhan është pjata e preferuar nga ushtarët e Gardës Zvicerane, trupës të cilët merren me sigurimin e Papës në Vatikan, zbuloi kuzhinieri kryesor i tyre David Gajser në librin e ri të kuzhinës "Kënaqësia".
Gajser (24 vjeç) ka shkruar për atë që u gatuan për çdo ditë rojeve aktuale të papës dhe ushqimi është frymëzuar nga ajo që ata preferojnë.
Parmixhiana, ajo që preferojnë të 110 ushtarët papnore, është e përgatitur nga feta patëllxhani t'skuqur, të cilit i derdhet lëng domate dhe moxarela, dhe mund të piqet për 15 minuta.
"Kjo pjatë hahet shpesh këtu," tha Gajser në një intervistë që e dha në restorantin e kuzhinës së Gardës Zvicerane, ku shumica që gatuajnë janë murgesha polake.
Menuja javore që zakonisht varet në muret e vend-ngrënies mbizotërohet prej gjellëve italiane të tilla si pilaf me lëng pule, spageti me katër llojet e djathit dhe tortellini, por ju mund të gjeni edhe gjellët e tjera të veçanta të Evropës veriore, të tilla që kanë në përbërje salçiçe dhe lakër turshi.
Rojet Zvicerane, më e vogla trupë, por edhe ushtria më e vjetër në botë, e njohur për uniformat e saj blu-dhe-ari, që janë të bëra në stilin e Rilindjes, mbron Papën dhe kryen detyrat ceremoniale. Anëtarët e saj mund të jetë vetëm të kombësisë zvicerane.










