Me mbi gjysmë shekulli duke kënduar, Përparime Ziflaj, apo siç të gjithë e njohin, Paro është një nga zërat më të veçantë dhe të magjishëm të muzikës popullore. Ashtu si shumë artistë shqiptarë, edhe Paro e nisi karrierën e saj në Festivalet e Gjirokastrës ku mes dhjetra këngësh, do të mbahet mend veçanërisht edhe për "Rrofsh sa moshë e kësaj toke", këngën që këndoi bashkë me grupin e Bënçës përpara ish liderit komunist Enver Hoxha.

Kënga për Enver Hoxhën
E ftuar sot në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV, Paro tha se nuk ndihet aspak keq që i pati kënduar diktatorit, pasi e tillë ishte koha.
Në fakt kemi patur disa këngë të suksesshme nëpër festivale por një që ka mbetur në mendje dhe e kam dhe sot, pavarësisht se i këndohej liderit Enver Hoxha, ajo ka mbetur në mendjet e njerëzve. Ishte teksti pikant dhe shumë i bukur. Kënga titullohej "Rrofsh sa moshë e kësaj toke". Mua s'më vjen aspak keq sepse në fund të fundit ne e kishim punë, na e kërkonte koha për të bërë diçka të bukur. Si sot përshembull që këndojmë për nuset, për dasmën apo për të tjera. Në atë kohë, atyre u këndohej. Por kemi kënduar edhe për fshatin, koperativën, për lulet etj.
Paro Ziflaj, këngëtare
Madje këngëtarja tha se kënga e famshme që përloti Enver Hoxhën, kishte një tekst të veçantë dhe u ka mbetur në mendje shumë njerëzve.
Këngëtarja Paro në studion e "Rreze Dielli"
/b.ha./Shqiptarja.comKomente


GRATE E TEPELENES KANE VIRTYTIN E MENCURISE E CILTERSISE. PERGJIGJE E MENCUR PER KENGEN E HOXHES ARTISTE JE.
Përgjigju