Nga ana tjetër, Partia Socialiste, kërkonte pavlefshmëri në 6 Qendra të Votimit në Lezhë. Nga hapja e kutive u konstatua se kishte mospërputhje mes rezultatit të GNV dhe atij të hedhur online duke bërë që për 39 vota më shumë t’i jepej mandati i katërt PD.
Në kutitë e hapura janë konstatuar mungesa e materialeve zgjedhore; proces-verbalit të mbylljes, regjistër të posaçëm të panënshkruar apo regjistër bosh, si dhe u konstatuan mospërputhje mes fletëve të fotokopjuara të nisura nga KZAZ-të dhe rezultateve në tabelat e KQZ.