Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi me një postim në rrjetet sociale i është përgjigjur deklaratave të Ramës, i cili tha sot në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në njësinë 7, se PD është një “hale” dhe jo parti.
Postimi i Gazment Bardhit:
Një përgjigje e detyruar për Kryeministrin e m*utit
Mbi 500 mijë votues nuk janë “hale”. Janë qytetarë që e dinë se në krye të qeverisë është dikush që i vjedh çdo ditë.
Kjo e Edi Ramës nuk është gjuhë politike, është urrejtje, për të cilën kam vetëm neveri.
Por për dikë që e ka kokën në m*t nga korrupsioni dhe po qelb Shqipërinë, gjithçka dhe kushdo i duket hale. Turp!
Lajmi kryesor:
Përplasja me Spiropalin në mbledhjen e PS, Rama: Shqetësohen për çfarë i thashë njërit e tjetrit! Tallet me PD: Parti si h*le, ballistit Valteri s’i ndahet më zemra nga ne












