Partia Agrare Ambientaliste event
me Lidhjen Rinore: Ju mbështesim

Partia Agrare Ambientaliste event<br />me Lidhjen Rinore: Ju mbështesim
Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi eventin e madh të parë për rininë e saj me temë “Rinia, periudha e vlerave dhe vitalitetit”. E njohur ndryshe si Lidhja Rinore Ambientaliste me një pjesëmarrje të madhe nga e gjithë Shqipëria u mblodhën së bashku për t’i dërguar një mesazh të qartë politikës shqiptare.

Hergi Tabaku, Kryetari i Lidhjes Rinore, duke iu drejtuar bashkëmoshatarëve të tij tha se nga sot qeveria do ta ketë të vështirë të sillet si deri më tani me të rinjtë.

Rinia shqiptare sot nuk është më si ajo e 25 viteve më parë. Ne sot kemi kauza të tjera. Ne sot po përballemi me demokraci të rreme. Ne sot po përballemi me një pushtet hileqar, dinak, ne duhet të fitojmë luftën tonë dhe kjo luftë është për më shumë të drejta, për më shumë pjesëmarrje, për më shumë mjedis të pastër e të gjelbër, për më shumë institucione arsimore. Të gjithë bashkë, të bashkuar, duhet të dimë të bindim qeverinë aktuale se ka ardhur koha të pranojë dështimin”. 

Në mbështetje të plotë të të rinjve të LRA-së Kryetari i PAA Agron Duka, deklaroi se ai dhe forca politike që kryeson nuk e shohin këtë Lidhje si një degëzim të partisë por si mbështetësin kryesor të saj. Ai tha se të rinjtë do të gjejnë pranë Partisë Agrare Ambientaliste atë mbështetje që deri më sot nuk e kanë gjetur në asnjë forcë tjetërt politike.

Sot më shumë se kurrë vlen thirrja: Mos Ik! Ti vlen për vendin tënd! E duam tokën tonë! E duam Shqipërinë të pastër! Shqipëria është e jona! Një parti politike përbëhet nga individë të cilët duhet të jenë njerëz me integritet, njerëz me të fjalës së mbajtur. Unë besoj se ju jeni të tillë. Ne do të jemi afatgjatë sepse kjo parti bazohet në vlerat tuaja” tha ai.

Në këtë aktivitet kombëtar të të rinjve të LRA ishin të ftuar përfaqësues të të gjitha trevave shqiptare. Po ashtu aktivitetit nuk i munguan as elementët artistikë ku mund të përmendim performancën e këngëtarit Renis Gjoka si dhe të grupit të baletit.

Prania e tre futbollistëve të Kombëtares Shqiptare si Alban Bushi, Andi Lila, Edvin Murati e bënë shumë entuziaste atmosferën e këtij aktiviteti.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron