TIRANË- Partia Demokratike nis 'vettingun' brenda strukturave të saj. PD ka kërkuar nga zyrtarët e saj dhe kandidatët për zgjedhje vendore apo parlamentare të plotësojnë një formular vetëdeklarimi, të ngjashëm me atë të dekriminalizimit. Ndërsa nuk dihet se kush do të monitorojë dhe verifikojë të dhënat që do të deklarohen prej tyre.
Gazetari i Report Tv Elis Memelli raporton se ky proces ka nisur që në shkurt, dhe pritet të përfundojë brenda 31 gushtit.
Në formularin 13 faqesh që Report TV e disponon, bien në sy disa pyetje që zyrtarët e PD do të duhet të plotësojnë.
Krahas çdo eksperience punësimi apo niveli arsimimi, ata që do i nënshtrohen këtij vettingu do duhet të deklarojnë edhe raportin e tyre me ligjin.
Formulari kërkon të detajuar në qoftë se zyrtari ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet shqiptar ose i huaj dhe a është dëbuar nga ndonjë shtet.
Ai kërkon informacióne edhe nëse zyrtari demokrat ka qenë i përfshirë në veprimtari politike duke nisur nga viti 1944 deri në vitin 1991, por edhe eksperiencën e tyre politike nga viti 1991 e deri më sot.
Kjo është një procedurë e re që aplikohet për anëtarësimin e anëtarëve në PD pasi më herët anëtarët e saj nuk i nënshtroheshin asnjë procesi të tillë.
Kujt i hyn ne pune ky formular me genjeshtra
PërgjigjuPo komandant i naziskineve të Mamurrasit, kryegangsteri i pd leshelis Flamur Herman Geringu do ta kalojë vetingun, po Voltana Serbja nazistja që dogji shkollën në Shkodër veprim që se kane bere as nazistët në Shqipëri, do ta kalojë vetingun, po Xhelal Mendjeziu dhunuesi seksual i punonjëses se bashkise Kamzës do ta kalojë vetingun
PërgjigjuPo Basha, Muli etj do bejne vetting?! Cfare gallate! Presjone per te mos ngritur zerin per shkarkimin e Bashes
PërgjigjuE shkaterruan PD-ne
Përgjigju