Partia e Emanuel Macron bëhet zyrtarisht ‘Rilindja’! Anëtarësia miraton emrin dhe udhëheqjen e re

Partia e Emanuel Macron bëhet zyrtarisht ‘Rilindja’! Anëtarësia miraton emrin dhe udhëheqjen e re

Emmanuel Macron

Partia e Emmanuel Macron, presidentit aktual francez, vjen nga dje me emër i ri, drejtim të ri dhe një udhëtim të ri drejt së ardhshme. La République en Marche u bë zyrtarisht "Rilindja" të shtunën më 17 shtator 2022 pas vendimit që erdhi që në majin e kaluar.

Aktivistët miratuan 83% të udhëheqjes së re, 87% të statuteve të reja të partisë dhe 96% të dokumenteve të hartuara në fund të gushtit. Rreth 25,000 deri në 26,000 anëtarë "të certifikuar" u thirrën për të votuar. Partia nuk ka bërë të ditur numrin e anëtarëve që kanë marrë pjesë në këto tri votime.

“Uniteti është ajo që dua të theksoj këtë mbrëmje. Pa unitet, ekstremet do të mbizotërojnë. Duhet një “tejkalim” politik mes të djathtës dhe të majtës”, tha Emmanuel Macron në një video.

Presidenti francez Emmanuel Macron fitoi ndaj rivales së tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen me një avantazh të qartë në zgjedhjet e prillit të kaluar, duke siguruar një mandat të dytë dhe duke shmangur kështu një tërmet politik në vend. 44-vjeçari Macron  është presidenti i tretë që është zgjedhur për herë të dytë në këtë detyrë. Më parë François Mitterrand dhe Jacques Chirac shërbyen dy mandate.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë