Zgjdhjet lokale në Turqi kanë sjellë një goditje befasues për partinë e AKP të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Pasi ka humbur kryeqytetin, Ankara, votat e fundit të numëruara në qytetin tjetër më të rëndësishëm të Turqisë, Stambollin kanë kanë vulosur edhe një tjetrë humbje për AKP.
Tashmë numërimi i votave ka mbaruar dhe kryetar bashkie i Stambollit është zgjedhur kandidati i Aleancës për Kombit Ekrem Imamoglu. Ai ka fituar rreth 48.79% të votave të qytetarëve të Stamboolit ose thënë ndryshe rreth 25 mijë vota më shumë se ish-kryeministri Binali Yildirim, i cili ishte kandidat i Aleancës për Republikën, e formuar nga AKP dhe nacionalistë të MHP, që renditet pas Imamoglu me 48.51% të votave.
Ndërkohë partia e presidentit Erdogan, AKP ka njoftuar se se do të bëjë ankesë për parregullsi për sa i përket rezultatit në Stamboll.
"Ne kemi zbuluar shumë gabime, jemi gati të japim dëshmi për parregullsitë" është shprehur një zyrtari i qytetit të AKP.
Megjithatë, në rang kombëtar, aleanca e udhëhequr nga partia AKP e presidentit ka fituar më shumë se 51% të votave në zgjedhjet lokale.
Komento