Partia e Lirisë: Edhe drafti i dytë po i merr peng studentët e mjekësisë

Partia e Lirisë denoncon se edhe drafti i dytë i hedhur për konsultim publik, u mban peng diplomat studentëve të Mjekësisë. Anëtarja e kryesisë Arla Merja thotë se kjo nuk është rruga e duhur për të ndalur shpopullimin, por duke i krijuar kushte e arsim cilësor.

"Nuk do të ndalojmë së rithënuri se shpopullimi nuk ndalet, duke i marrë peng diplomën studentëve të mjekesisë. Por , duke i krijuar kushte pune, duke i mbështetur, investuar në arsim cilësor dhe shërbim shëndetesor cilësor. Largimi i të rinjve shqiptarë ka sjellë si pasojë mbylljen e dhjetëra degëve të studimit në universitetet e vendit. Në krahasim me vetëm një vit më parë, në auditore janë 4300 studentë më pak. Dhjetëra programe studimi mbyllen çdo vit. Degët e mësuesisë si kimia, matematika, fizika, madje edhe gjuhë-letërsia, kanë minimumin historik të studentëve, ndërsa 100 degë të tjera rrezikojnë të mbyllen vitin tjetër" thote Merja.

Merja tregon programin e Partisë së Lirisë

"Ne do ndërmarrim reforma të thella, në mënyrë që të arrijmë nivel pagash mbi mesataren e rajonit. Ne vetëm në një mandat qeverisjeje, ne synojmë dyfishimin e pagave të mesuesve dhe mjekeve si dy sektor kyç për një jetë dinjitoze për qytetaret tanë. Dyfishimin e buxhetit për arsimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin, pasi ne besojmë se investimi në kapitalin njerëzor sot është emergjencë kombëtare dhe e vetmja mënyrë për të përballuar sfidat e një ekonomie konkurruese me rajonin dhe vendet e BE-së. Mësuesia do të konsiderohen degë prioritare dhe do të shoqërohet me mbështetje financiare për studentët dhe mësuesit.

Ne nuk mund të lejojmë brezat që po vijnë të mbeten pa mësues në degë si mësuesia, kimia, fizika dhe shkenca, pasi vetëm edukimi mund të përgatisi brezat e së ardhmes, dhe ndërtimin e një shoqerie të zhvilluar. Gjithashtu ne do bëjmë një reformë të thellë në kurrikulat shkollore pasi dështimi spektakolar në Testin Piza, i dha një shuplakë propagandës dhe pseudoreformës së kurrikulave të 2019" shtoi Merja. 

Partia e Lirisë nënvizon se arsimi si prioritet Kombëtar nuk është një retorike politike, por një emergjencë kombëtare për të cilën duhet të veprojmë sot, pasi nesër mund të jetë shumë vonë.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës