Partia e Lirisë jep 6 propozime për të përballuar rritjen e çmimeve: Shqipëria ka naftë më të shtrenjtë se Ukraina në luftë

Partia e Lirisë jep 6 propozime për të përballuar rritjen e çmimeve: Shqipëria ka naftë më të shtrenjtë se Ukraina në luftë

Tedi Blushi

Partia e Lirisë ka 6 propozime për të përballuar rritjen e çmimeve. PL sugjeron indeksim pagash, rritje të pagave dhe pensioneve, uljen e TVSH-së për produktet e konsumit, mbështetje financiare me të paktën 50-70 euro në muaj për çdo qytetar mbi 18 vjeç, mbështetje me paketa financiare për turizmin, pezullim i taksës së qarkullimit dhe të karbonit. Këto propozime i bëri publike Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, përmes një deklarate për shtyp, të hënën.

“Sot shqiptarët e blejnë naftën më shtrenjtë se ukrainasit që janë në luftë”, deklaroi Blushi, ndërsa i bëri apel drejtorive të tatimeve për të mos vënë gjoba “me urdhër të partisë”.

Tedi Blushi akuzoi qeverinë për shtrenjtimin e çmimeve, fenomen që po vë në vështirësi familjet shqiptare.

“Shtrenjtimi abuziv i çmimeve të ushqimeve po ul ndjeshëm konsumin dhe po thellon seriozisht varfërinë, duke rrënuar më shumë buxhetet familjare, në veçanti pensionistët dhe shtresat më në nevojë”, u shpreh ai.

Kjo deklaratë vjen në ditën e publikimit nga INSTAT të të dhënave që inflacioni në muajin korrik ka shkuar 7,5% nga 2,2% që ishte në korrik 2022.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…