Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
Erisa Xhixho, nënkryetarja e Partisë së Lirisë
Partia e Lirisë njoftoi sot (28 nëntor) se ka depozituar në Kuvend 11 amendamentet e saj në lidhje me Buxhetin e viti 2025, që është parashikuar të kalojë përfundimisht në Parlament në seancën plenare të 3 Dhjetorit, teksa dje mori edhe miratimin nen për nen në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Në 11 amendamentet e propozuara kërkohet një shtesë prej mbi 45 mld lekësh në total.
Nënkryetarja e PL, Erisa Xhixho, e cilësoi një “buxhet antisocial të qeverisë” dhe që “i varfëron akoma më shumë qytetarët shqiptarë” të prekur nga kriza e çmimeve.
Xhixho shprehet se qeveria do ia japë ‘pjesën e luanit’ klientëve të saj, duke lënë pa mbështetje pensionistët dhe shtresat në nevojë. Theksohet se 777,2 mld lekë do shkojnë për projektet korruptive PPP dhe sektorë si arsimi dhe shëndetësia nuk buxhetohen.
“Ndërsa pensionistët tallen me një rritje 25 lekë në ditë dhe shtresat në nevojë injorohen, buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të sjellë shërbim shëndetësor më të mirë, arsim më cilësor, rritje pagash apo mbështetje për fermerët”, tha Xhixho.
Në fund ajo paraqit edhe 11 amandementet, që nënvizon se nuk i shërbejnë “oligarkëve të Edi Ramës”.
Xhixho propozoi shtesa fondesh për pensionet me 16,2 mld lekë, 6 mld lekë për rimbursimin e barnave, 2 mld për aparaturat onkologjike, po kaq për kërkimet shkencore, 1,5 mld lekë për arsimin bazë, 1,2 mld për arsimin e mesëm dhe 1 mld lekë për atë Universitar. Gjithashtu 5,6 mld lekë për Përkujdesin social, të papunët, personat me aftësi të kufizuar, 1,5 mld për subvencionet e Bujqësisë e fermerët, si dhe 7,9 mld lekë për rritjen e pagave që nga nisja e vitit 2025.
Deklarata dhe 11 amendamentet e depozituara në Kuvend nga partia e Lirisë:
“Buxheti i vitit 2025 varfëron akoma më tej qytetarët e prekur nga kriza e çmimeve. Qeveria do t’u japë pjesën e luanit klientëve të saj, duke lënë pa mbështetje pensionistët e shtresat në nevojë. Plot 777.2 miliard lekë të shkojnë për projektet korruptive PPP, ndërsa sektorë si arsimi dhe shëndetësia nuk buxhetohen.
Ndërsa pensionistët tallen me një rritje 25 lekë në ditë dhe shtresat në nevojë injorohen, buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të sjellë shërbim shëndetësor më të mirë, arsim më cilësor, rritje pagash apo mbështetje për fermerët.
Duke e konsideruar buxhetin e ri si buxheti më antisocial i sjellë ndonjëherë në Parlament, Partia e Lirisë ka përgatitur 11 amendamente, me bindjen se përmes tyre, buxheti të vihet në shërbim të qytetarëve dhe jo siç është planifikuar nga qeveria: në shërbim të klientëve dhe oligarkëve të Edi Ramës.
Lista me 11 amendamentet:
1- Rritje të mbështetjes për pensionet me 16.2 miliard lekë, ndryshe nga rritja qesharake e Qeverisë e parashikuar me vetëm 1.6 miliard lekë
2- Rritje me 6 miliard lekë të mbështetjes për barnat e rimbursueshme, si ndihmë konkrete për pensionistët dhe qytetarët në përgjithësi
3- Shtesë 2 miliard lekë për trajtimin me barna dhe aparatura për sëmundjet onkologjike, si përgjigje për dramën që po përjetojnë mijëra të sëmurë dhe familjet e tyre
4- Shtesë 2 miliard lekë për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, që po përjetojnë një situatë tepër të rëndë
5- Shtesë 1.5 miliard lekë për Arsimin bazë, si përgjigje ndaj analfabetizmit dramatik funksional, që po rrënon të ardhmen e vendit
6- Shtesë 1.2 miliard lekë për Arsimin e Mesëm
7- Shtesë 1 miliard lekë për Arsimin Universitar
8- Shtesë 0.5 miliard lekë për Zhvillimin e Sportit
9- Shtesë 5.6 miliard lekë për Përkujdesin Social, të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar, ndryshe nga përbuzja e Qeverisë, që nuk parashikon asgjë për këtë kategori që përballet me varfëri ekstreme
10- Shtesë 1.5 miliard lekë për subvencione për Bujqësinë dhe fermerët, si përgjigje për dramën që po përjeton fshati dhe fermeri shqiptar
11- Fond 7.9 miliard lekë për mbështetjen e rritjes së pagave që nga fillimi i vitit 2025
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Meta mbron listën e PL nga qelia: Gongu ra, kreu i narkoshtetit është futur në bunker! Lista jonë më dinjitozja
13 Mars, 10:34
-
‘Senatorët’ e PS në lista të hapura/ Kodheli: Sfidë, e kërkova vetë! Gjiknuri: Formulë e suksesshme! Naço u largua: Në shtator bëhem avokat
13 Mars, 09:35
-
Monika Kryemadhi përdor postimin e Miranda Rirës për t'i shfaqur mbështetjen Ilir Metës: Me ty në çdo hap dhe sfidë!
12 Mars, 17:51
-
144 mijë qytetarë duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave! Afati për “DIVA” 31 marsi, ja kush preket
12 Mars, 13:57
-
Tjetër largim nga PL, jep dorëheqjen kryetarja e gruas, Esmeralda Demiraj: Do të kërkoj mundësi të tjera, atje ku meritokracia është parim! Reagon zëdhënësja e partisë
12 Mars, 13:30
-
Braçe reagon pas kritikave: 'Tërbimi' im është për mbrojtjen e bujqësisë, jo për pozita politike
12 Mars, 09:22
-
Paga mesatare në vend arrin në 83 mijë lekë! Biznesi rrit deklarimin e pagave reale të punonjësve, por thellohet diferenca në pagesë midis privatit e shtetit
11 Mars, 16:58
-
Zgjedhjet e 11 majit, Tafani: Rama me metodën që ka ndjek maksimizon votën, koalicioni i Berishës me personazhe të vegjël! Meta në listë të hapur, jo kosto për PD
11 Mars, 16:16
-
Ngec rishikimi i skemës së TVSH në bujqësi, Ministria e Financave kërkon kohë, deputetët: Kjo është tallje! Braçe: Puna ime e fundit në komision
11 Mars, 11:36
-
Meta kritikon Berishën dhe konfirmon kandidimin në listat e hapura të Tiranës: Nuk i doja listat e mbyllura që nga 2008! Pa sakrifica ekstreme s’ka fitore, fushatë nga qelia
11 Mars, 11:10
-
Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë ndihmon pakicën dhe dëmton shumicën
9 Mars, 10:42
-
Demalia: Segmente të SPAK janë nën kontrollin e Berishës, prokurori i Veliajt shok i Argitës! Ironizon opozitën: Koalicion patriotik me Belerin dhe shovenizmin grek
7 Mars, 18:43