Partia e Lirisë: Krimi pastron paratë me ndërtime në Tiranë! Çmimet e banesave janë trefishuar

Partia e Lirisë thotë se raportet ndërkombëtare vërtetojnë se në Tiranë, përmes ndërtimeve po pastrohen paratë e krimit dhe drogës. Përmes një deklarate, nënkryetari, Endrit Braimllari shprehet se kryebashkiaku Veliaj do të largohet me votë më 14 maj.

"Zhvillimi urban i Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj është aq kaotik dhe paradoksal sa ka vënë në vështirësi për t’i dhënë shpjegim edhe ekspertët ndërkombëtar. Një studim i Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara thekson se ndërsa popullsia vijon të tkurret në mënyrë të frikshme, lejet e ndërtimit të dhëna nga kryehajduti i Tiranës vijonë të rriten në mënyrë të paparashikuar dhe të pakuptimtë. Sipas këtij studimi burimet e kërkesës së madhe për leje të reja ndërtimi janë të paqarta pavarësisht se stoku i tyre është rritur.

Nga rreth 3 mijë leje ndërtimi të dhëna në vitin 2021, mbi 62 për qind e tyre i ka dhënë vetëm Erion Veliaj, duke u konfirmuar edhe një herë si kryebashkiaku i betonit. Por ajo që është më shqetësuese sipas këtij studimi është fakti që në Shqipëri, dhe në mënyrë të veçantë në Tiranë, nuk ka kërkesë tregu për këtë rritje të ndërtimeve të reja. Pra Veliaj ka thyer edhe rregullin bazë të tregut, ku ballafaqohet kërkesa dhe oferta. 

Tirana përballet me një varfëri në rritje, me rrogat më të ulëta në rajon dhe me çmimet më të larta të apartamenteve për metër katrorë. Këto leje të dhena i shërbejnë vetëm pastrimit të parave të drogës dhe krimit një e dhënë kjo e konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Çmimet e banesave në Tiranë janë trefishuar krahasuar me vetëm pak vite më parë, teksa çmimi mesatar i shitjes së tyre në shtator 2022 ishte 1,365 €/m2.

Pra është e qartë që çmimi i apartamenteve në Tiranë është i papërballueshëm nga pjesa më e madhe e popullsisë të cilët kanë nevojë për një apartament. Është e paqartë se si janë financuar shumica e ndërtimeve në Tiranë në kushtet kur kërkesa për banesa është mjaft e ulët dhe kur stoku i ndërtimeve të pashitura është rritur me 27 përqind. Kjo ka vetëm një shpjegim që nuk ka të bëjë fare me rregullat e tregut dhe që vërteton edhe një herë shqetësimin e opozitës se me lejen Erion Veliajt, në Tiranë po pastrohen lekët e krimit dhe të drogës.

Ndaj largimi i kryebashkiakut të betonit është bërë një domosdoshmëri për t’i kthyer Tiranës frymëmarrjen dhe qytetarëve bashkinë. Prandaj 14 maj është një ditë e rëndësishme për kryeqytetin për ta rikthyer në shërbim të qytetarëve të thjeshtë të Tiranës", tha Braimllari.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/12/2022 02:41

    Nuk na the ndonje gje te re,vete Lali Eri flet gjithemone per /rritje te vleres se prones/ qe e perkthyer ndryshe d.m.th.qe i zoti e shet gjithemone e me shtrenje dhe bleresi eshte i detyruar t'a bleje perhere e me shtrenje(nese mundet) dhe kjo jo vetem per ndertimet e reja,por dhe te vjetrat,sidomos ne qender e perreth.

    Përgjigju
  • Holta: 24/12/2022 16:19

    Kjo nuk ndodh vetem ne Tirane. Brenda 20 vjeteve cmimet jane trefishuar edhe ne Toronto te Kandase. Edhe atje ndertohet shume megjithse fuqia blerese nuk i perballon dot cmimet.Shtepite blehen nga te huaj qe jane milionere. Kjo do ndodh edhe ne Tirane, shtepite do blihen nga emigrantet qe kan filluar te vijne e punojne ne Shqiperi, ndersa ne ikim ne evrope.Shqiperia do behet nje vend shumetnik me shpejt se ce parashikonim ne. Jane para krimi apo jo ece e merre vesh, duhen provuar. Sistemi kapitalist dhe "demokracia" eshte ndertuar per per milioneret

    Përgjigju
  • Scutari: 24/12/2022 14:24

    Na keni vjedhur dhe po na vidhni përditë me zë e me figurë, nuk keni pse na prishni edhe humorin duke ju dëgjuar retorikën e përditshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë