Partia e Lirisë për largimin e shqiptarëve: Eksodi i viteve ’90 po përsëritet

Partia e Lirisë për largimin e shqiptarëve: Eksodi i viteve ’90 po përsëritet

Kristian Kina

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë Kristian Kina, në një deklaratë për mediat nga selia e kësaj partie ka folur në lidhje me emigrimin e shqiptarëve jashtë vendit dhe arsyet se përse qytetarët zgjedhin të rrezikojnë jetën vetëm që të mos jetojnë në një vend që sipas tij po zhytet në papunësi.

Kina tha se të gjitha duhet të kenë sytë nga ndryshimi që pritet të ndodhë më 14 maj, ndërsa shtoi se çdo ditë që kryeministri Rama qëndron në pushtet, vendi rrezikohet nga shuarja dhe shpopullimi.

Deklarata e plotë

Pak ditë më pare, u bë i njohur për publikun një studim shokues: Shifrat e personave që kanë kërkuar azil në Angli, për vitin 2022! Të gjithë menduam se vendet në luftë do të kryesonin listën në këtë aspekt, sepse  pasiguria fizike për jetën menduam se mund të prevalonte mbi gjithcka! Por u gabuam! Edhe në këtë rast, banda e Rilindjes ka thyer çdo rekord dhe çdo rregull të filozofisë psikologjike! Ashtu si një eksperiment social, Edi Rama po i   tregon botës se: Kur mblidhen bashkë papunësia, rrogat e ulëta, korrupsioni i pafre, nepotizmi partiak, mungesa e ndëshkueshmërise ,krijojnë një frikë më të madhe sesa frika për jetën!

Dhe kjo frikë i imponon njerëzit që të largohen, të largohen pa u menduar 2 herë e për të mos u kthyer më kurrë! Vendi që kryesonte renditjen në studim, siç kuptohet qartë, nuk ishin ato vende të cilat ishin ne luftë por një vend tjetër.... Shqipëria jonë ! Ndërkohë që, nga Pakistani ishin afro 2'000 persona që kishin kërkuar azil në Angli, nga Shqipëria ishin  plot 16'000.

16 mijë shqiptarë që kanë ikur nga Shqipëria në Angli në vitin 2022 dhe kërkojnë azil! Ndërkohë që, nga Sudani, India, Eritrea,  Bangladeshi, Siria ishin afro 3000-4000 persona,  nga Shqipëria 16'000 . Çfarë krahasimi dëshpërues! Të vetmet rivale tonat, edhe pse në fakt, ne ishim me goxha avantazh, ishin Irani dhe Afganistani, përkatësisht me 9'000  dhe 10'000 azilkërkues. Pra, ky është niveli ku na ka degdisur kjo qeveri! Vëllezërit dhe motrat tona po ikin  të tmerruar nga ky vend! Kush me maune, kush me gomone, kush me skafe e kush me dokumente jo të ligjshme, po ikin!

Po ikin te gjithë! Eksodi masiv i viteve '90  po përsëritet! Shqipëria po zbrazet! Nëpër qytete, kanë ngelur të vetmuar vetëm mosha e tretë! Pyetja që të gjithë shtrojmë  për diskutim është: Ore pse po ikin gjithë këta shqiptarë, nqs vendi është në lulëzim, siç përpiqet të na tregojë Edi Rama? Nqs vendi ka rritje ekonomike, siç na thotë agjit-propi i regjimit, atëherë a nuk duhej që shqiptarët të jetonin të kënaqur këtu, dhe jo të arratiseshin me keq se në luftë? Pse po ikin kukësianet ne Angli,fierakët, vlonjatët , shkodranët, dhe mbarë shqiptarët nga trojet e tyre, nga familjet e tyre, nga kjo tokë dhe klimë e mrekullueshme?

Të dashur vëllezër dhe motra! Është e vërtetë që Shqipëria nuk ka lindur nga Edi Rama, por tashmë po rrezikohet seriozisht që Shqipëria të shuhet nga ky njeri me këtë emër ! Çdo ditë  e më shumë, që ky Kryeministër qëndron në fuqi, aq më shumë rreziqe i kanosen Shqipërisë sonë! Sot kërkohet rezistencë! Sot kërkohet mobilizim! Vendi thërret për bijtë e tij patriotë, për rikthimin e demokracisë një orë e më parë, për organizim kapilar për të rikthyer shpresën e munguar !

Dita e parë vendimtare është 14 Maji! 14 Maji do të simbolizojë ditën e fitores mbi monizmin, do të simbolizojë ditën kur do të rikthehet llogaridhënia, ku do të fillojë të  buçasë e vërteta e lirë nëpër tribunat bashkiake dhe hallet e shqiptarëve të dëgjohen e të zgjidhen denjësisht ! Të gjithë me sytë drejt 14 Majit, si dita e shpëtimit, si dita e çlirimit! Kërkohet: Ndryshim me çdo çmim! Faleminderit!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 12/03/2023 17:48

    Mbiemrin e ka Kina dhe flet pet emigracionin shqiptare e ka zgjedhur Iliri per qef.Te shikojn te tregojn ndonje plan konkeret per zgjedhjet vendore se shifrat e reklamuara te emigrimit jane ceshteje te tjeter institucioni.Ju besua detura si president i vendit per te punuar per te jo per te tradhtuat duke nxjere sekrete dhe duke vjedhur buxhetin! Gjykata e Hages per karaktere si Iliri eshte ngritur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja