Partia e Lirisë propozon ulje ose heqjen e 11 taksave në bashkinë Tiranë, Meta: Bashkitë tentojnë të bllokojnë llogaridhënien

Partia e Lirisë propozon ulje ose heqjen e 11 taksave në bashkinë Tiranë, Meta: Bashkitë tentojnë të bllokojnë llogaridhënien

Ilir Meta

Në asamblenë e të zgjedhurve vendorë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se  bashkitë e drejtuara nga socialistët po tentojnë që të bllokojnë llogaridhënien, dhe sipas tij e kanë fokusuar buxhetin tek pagesat për inceneratorët dhe shpenzimet administrative, duke lënë jashtë vëmendjes interesin e qytetarëve.  

"Eshtë e rëndësishme të kërkojmë llogari për çdo qindarkë taksë që paguajnë qytetarët. E rëndësishme të mos shpërdorohen apo të shkojnë për shërbime që nuk ekzistojnë si ai i inceneratorit të Tiranës"

Meta prezantoi 11 propozimet e bëra nga grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës për uljen dhe heqje taksash e tarifash vendore në Bashkinë e Tiranës, ndryshime që qytetarët dhe bizneset do të përfitonin rreth 50 milion euro në vit.

1. Anulimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për zonat malore.

2. Anulimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet që legalizohen.

3. Anulimi i taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore.

4. Anulimi i kontributit të subjekteve private me fondin social në lekë duke kaluar në kontribut me m2 në objekt.

5. Ulja me 50% të nivelit të taksës së tabelës për efekt reklamimi në formën elektronike.

6. Ulja e nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga 8% që është aktualisht, në 2 deri 4% të vlerës së investimit.

7. Përgjysmimi i tarifës së pastrimit për bizneset.

8. Reduktim i tarifës për marrjen e një leje punimi, nga 1% të investimit për leje ndërtimi që është aktualisht, në 0.5% të investimit. Si dhe nga 10 lekë për m2 për leje zhvillimi që është aktualisht, në 5 lekë/m2.

9. Reduktim i tarifës për zënien e hapësirave publike, nga 200 – 1500 lekë/m2 që është aktualisht, në 100 – 750 lekë/m2.

10. Ulje me 50% të tarifës së parkimit publik.

11. Reduktim të çmimit aktual të ujit për abonentët familjarë, nga 65 lekë/m3, në 45 lekë/m3.

"Të gjitha këto propozime do të kenë impakt të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe bizneset në kryeqytet dhe beteja jonë nuk do të ndalet në asnjë moment për transparencën dhe llogaridhënien" deklaroi Meta.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja