Partia e Lirisë: Qeveria të pranojë propozimet e pedagogëve! Të rriten menjëherë pagat e tyre

Partia e Lirisë: Qeveria të pranojë propozimet e pedagogëve! Të rriten menjëherë pagat e tyre

1658919864_partiaelirise.PNG

Sekretari i Përgjithshëm i Parisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për protestën e pedagogëve para Fakultetit të Shkencave duke i bërë thirrje qeverisë që të pranojë propozimin e tyre për rritje të pagave. Blushi thotë se Partia e Lirisë mbështet Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë se adresimi dhe zgjidhja e këtyre kërkesave është një fillim i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve aktuale dhe klimës në universitete.

“Të rriten menjëherë pagat për pedagogët dhe profesorët! Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë! Vetëm arsimi, si prioritet kombëtar, sjell zhvillim!

Të ndërgjegjshëm për problemet e rënda të Arsimit të Lartë dhe nxitur nga nevoja për përmirësimin e menjëhershëm të situatës kaotike, mbështetim plotësisht kërkesat dhe propozimet e drejta dhe lehtësisht të realizueshme të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, që meritojnë të adresohen dhe të marrin zgjidhje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Nisur nga fakti që Shqipëria renditet e fundit në rajon në klasifikimin botëror të cilësisë së universiteteve sipas “Ranking Ëeb of Universities”, si dhe nga fakti që paratë që duhet të shpenzoheshin për një arsim cilësor, vidhen çdo ditë me inceneratorët duke djegur të ardhmen e të rinjve dhe detyruar të braktisin Shqipërinë, i bëjmë thirrje Qeverisë të pranojë propozimin e pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë për:

  •  Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik dhe administrative, për të arritur të paktën nivelin e pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023.
  • Rritjen e financimit për kërkimin shkencor, që të jetë të paktën 0.3% e GDP, më 2023.
  •  Rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademike që punojnë në laboratore.
  •  Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1% dhe nga 15 vjet që është aktualisht në 25 vjet.
  • Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm dhe pedagogët e jashtëm.
  • Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka një zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore.
  • Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.
  • . Amendimin e pikës c) të paragrafit 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018, sipas propozimit të Sindikatës.
  • Transparencën mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike.

Ndajmë të njëjtin vlerësim me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë se adresimi dhe zgjidhja e këtyre kërkesave është një fillim i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve aktuale dhe klimës në universitetet tona.

Arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare për të ndalur fenomenin e shpopullimit dhe garantuar zhvillim të qëndrueshëm, progres dhe të ardhme të sigurt europiane”, shkruan Blushi.


Lajmi kryesor:

Pedagogët e ‘Shkencave’ në protestë: S'ka mësim, deri sa të na rriten pagat! Ne nxjerrim studentë, ato marrin më shumë! Samari paguhet më shumë se kali


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro