Deputetja dhe zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncoi sot koston e rritur të jetesës në Tiranë dhe keqqeverisjen e kryeqytetit të vendit.

Në një konferencë për shtyp, Xhixho tha se "qeveria dhe bashkia vazhdojnë të ndërtojnë një qytet për per nje grusht njerezish qe e kane shnderruar sektorin e ndertimit ne sektroin kryesor per pastrimin e parave te droges dhe korrupsionit".

"Tirana që propagandohet nga Kryeministri si histori suksesi europiane, në realitet, është qyteteti i dytë më i shtrenjtë në Europë, ku paga mesatare mujore nuk mjafton për të kaluar muajin.

Shifrat janë tronditëse.

Një familje me katër persona, me dy të rritur që paguhen me pagë mesatare, detyrohet të shpenzojë 89% të të ardhurave të saj vetëm për të siguruar një jetesë normale pra ushqim , qera dhe shpenzimet bazike. Kjo do të thotë se familjeve shqiptare u mbetet vetëm 11% e të ardhurave për kursime, investime apo përballimin e emergjencave apo edhe pushimeve .

Krahasimi me rajonin e nxjerr edhe më qartë dështimin e kësaj qeverisjeje. Në Shkup, një familje shpenzon 67% të të ardhurave mujore për jetesën, ndërsa në Beograd 68.2%. Pra, familjet shqiptare me page mesatare neto mujore zyrtare prej 760 euro , nese jeton vetem duhet shpenzoj te pakten 853 euro ne nje muaj pra shpenzojne shumë më tepër sesa eshte paga e tyre

Po kaq dramatike është situata e strehimit. Tirana renditet si qyteti i dytë më pak i përballueshëm në Europë sipas raportit qira-pagë. Qiratë konsumojnë më shumë se 93% të pagave lokale. Ky është një tregues i qartë se për të rinjtë, çiftet e reja dhe familjet e zakonshme, strehimi është kthyer në një luks të paarritshëm.

Ndërkohë, qeveria dhe bashkia vazhdojnë të ndërtojnë një qytet për per nje grusht njerezish qe e kane shnderruar sektorin e ndertimit ne sektroin kryesor per pastrimin e parave te droges dhe korrupsionit.

Ndërkohë Transporti publik mbetet primitiv dhe nuk mbulon zona të tëra të Tiranës. Për këtë arsye, për mijëra familje makina nuk është luks, por domosdoshmëri për të çuar fëmijët në shkollë, kopsht apo për të shkuar në punë.

Por sapo blejnë një makinë, qytetarët përballen me një problem tjetër që kjo qeverisje ka krijuar, mungesën e parkimit.

Në një qytet ku ndërtohet pa kriter në çdo metër katror, 84% e banorëve të Tiranës hasin vazhdimisht probleme për të gjetur një vend parkimi. Vetëm në parkimet e Bashkisë së Tiranës, qytetarët paguajnë rreth 7 milionë euro në vit. Në total, në të gjitha parkimet me pagesë që ka kryeqyteti, qytetarët paguajnë rreth 15 milionë euro në vit, pa llogaritur këtu pagesat informale dhe kostot e parkimit nëpër lagje.

Pra, qytetarët jo vetëm që jetojnë në një nga qytetet më të shtrenjta të Europës, por detyrohen të paguajnë miliona euro çdo vit edhe për parkimin qe eshte kthyer ne nje kosto te jashtezakonshme dhe qe ja nxin jeten cdo dite qytetareve kaosi total I ketij qytetit qe eshte bere I pajetueshem.

Kjo është Tirana reale",- deklaroi Xhixho.