Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, prezantoi programin e kësaj force politike për rininë, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për shpopullimin e vendit dhe largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria. Blushi tha se “zgjidhja nuk është largimi, por ndryshimi”, ndërsa u bëri thirrje të rinjve të “ngrihen” dhe të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit.

Sipas Blushit, programi i PL-së parashikon kredi të subvencionuara për blerje banese, mbështetje financiare për nënat e reja, ulje të kostove për studentët, dyfishim të buxhetit për arsimin, si edhe mbështetje për start-upet dhe punësimin e të rinjve. Ai premtoi gjithashtu zero sigurime për 12 muajt e parë të punësimit për të rinjtë nën 30 vjeç dhe përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç.

 

Të dashur të rinj dhe të reja!

Qindra mijëra bashkëmoshatarë tuaj janë larguar 13 vitet e fundit jo sepse nuk e duan Shqipërinë, por sepse ky regjim ju vrau shpresën, ju vrau shanset dhe nuk ju dha as mundësitë më elementare për të ndërtuar me dinjitet dhe të sigurtë jetën dhe familjen e tyre në Atdheun tonë.

U larguan sepse u ndjenë të pambështetur, të papërfaqësuar dhe pa shpresë për të ardhmen dhe kjo në fakt, shpopullimi, është drama më e madhe kombëtare që i solli Shqipërisë regjimi i Edi Ramës. Megjithatë, siç dëshmon edhe kjo Tryezë me kaq shumë energji rinore dhe pranverore, ne besojmë fort se rinia e sotme shqiptare nuk është brez që dorëzohet lehtë dhe sigurisht që nuk mund ta fsheh krenarinë që Partia e Lirisë vijon të mbetet partia ku rinia gjen zërin, energjinë dhe shpresën e saj.

Kjo nuk është rastësi, sepse që nga themelimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim e deri sot, si Partia e Lirisë, nën udhëheqjen e Ilir Metës, kjo forcë politike ka besuar, ka mbështetur, ka promovuar dhe investuar te të rinjtë më shumë se kushdo parti tjetër. Sepse ne gjithmonë kemi besuar tek forca, guximi, talenti dhe ëndrrat e të rinjve shqiptarë, tek aftësia e tyre për të mos u dorëzuar dhe për të marrë në dorë fatet e tyre dhe të Shqipërisë.

Sot vendi kanë nevojë më shumë se kurrë për rininë, veçanërisht në një kohë kur liria, pluralizmi politik dhe demokracia përballen çdo ditë me presionin dhe arrogancën e një regjimi antirini, të dhunshëm, arrogant, të papërgjegjshëm, korruptiv, kriminal dhe është pikërisht kjo arsyeja se përse sot rinia duhet të ngrihet dhe të mos heshtë. Ju kujtoj se çdo ndryshim i madh ka lindur nga guximi i të rinjve dhe se asnjë regjim nuk ka qenë më i fortë se një rini e zgjuar dhe e bashkuar.

Ndaj, më shumë se kurrë, sot është koha të besoni tek vetja juaj, ëndrrat tuaja, talenti tuaj, tek forca juaj dhe tek e drejta juaj themelore për të jetuar me dinjitet në Atdheun tuaj. Ne nuk mund të pranojmë kurrësesi që një çifti të ri sot, t’i duhen deri në 70 vite punë e kursime për të blerë një apartament  në periferi të Tiranës.

Nuk mund të pranojmë kurrësesi zbrazjen dramatike të shkollave dhe universiteteve për shkak të nënfinancimit të qëllimshëm të Arsimit. Nuk mund të pranojmë që të rinjtë të kenë më shumë frikë për të nesërmen sesa shpresë për të ardhmen. Shqipëria meriton të jetë Atdheu ku të rinjtë të ndërtojnë ëndrrat, të ardhmen, familjen dhe jetën e tyre me krenari e dinjitet njësoj si bashkëmoshatarët e tyre kudo në Europë.

Ndaj tani është koha ta sjellim Europën në Shqipëri dhe kjo është rruga e vetme për të ndalur axhendën kriminale, antikombëtare të shpopullimit! Kjo është rruga e vetme për të rikthyer shpresën për bashkëmoshatarët tuaj. Zgjidhja nuk është largimi, zgjidhja e vetme dhe kjo është në dorën tuaj, është ndryshimi!

Ndaj sot, nga kjo tryezë e nderuar, ju bëj thirrje edhe në emrin tuaj, të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, të mos qëndroni spektatorë të fatit tuaj. Të mos presni që dikush tjetër t’ju ndërtojë të ardhmen. Ngrihuni për ëndrrat tuaja!

Ngrihuni për familjet tuaja! Ngrihuni për universitetet, për punën, për dinjitetin dhe për Shqipërinë që meritoni! Shqipëriu u përket të rinjve, nuk i përket korrupsionitn nuk i përket drogës, nuk i përket mafias, trafiqeve dhe nuk i përket dëshpërimit. Por talentit, dijes dhe punës së rinisë shqiptare Ndaj është koha që t’i themi ndal axhendës antikombëtare të shpopullimit dhe plakjes së Shqipërisëz është koha që ju të rinjtë të jeni pjesë e vendimmarrjes në cdo nivel.

Të dëgjoheni, të respektoheni dhe t’u jepen të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar jetën e tuaj në Shqipëri. E ardhmja dhe Shqipëria u përket të rinjve dhe ne, Partia e Lirisë, do ta bëjmë këtë realitet me 5 prioritetet tona për 4 milion shqiptarë plus! Kjo është kontrata jonë me Rininë sepse ky është programi që mbështet në thelb të rinjtë dhe familjet e reja. Ju keni qenë, jeni dhe do të jeni prioriteti ynë madhor dhe nëpërmjet kësaj kontrate që ne kemi lidhur me ju, ju ofrojmë më shumë shpresë dhe mundësi, arsimim cilësor, alternativa edukimi dhe punësimi dinjitor.

Programi ynë synon një mbështetje konkrete për familjet e reja dhe më konkretisht, ne angazhohemi: Pagat per nenat e reja ne masen 70-100% te pages per 2 vitet pas lindjes. Kredi per blerje shtepie me interes te subvencionuar dhe zbritje të kredise me 3000 Euro, femija 1, 6000 Euro femija 2, dhe 10000 Euro, femija 3 Ofrimi i shtëpive per çiftet e reja sipas modelit hungarez, krijimi i fondit té banesave per çiftet e reja, blerje me kosto e banesave te pashitura. Shpenzimet për ushqime baze do tê rimbursohen 5%. Shpenzimet per "shporten e bebes" do të rimbursohen 10%. Mbeshtetje falas me ushqimin dhe suplementet ushqimore te domosdoshme, per grate shtatzena te familjeve ne gjendje varferie e papunësie, gjate shtatzenise dhe deri ne 1 vit pas lindjes se fëmijes.

Rritje të pagave mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda nje mandati qeverises Dyfishim të buxhetit per arsimin, kerkimin shkencor dhe inovacionin, niveli i buxhetimit për të cilat do te jete në masën 5% të PBB. Gjithashtu ne angazhohemi të përgjysmojë shpenzimet e studentëve duke ulur tarifat e studimit,si dhe të garantojmë një paketë që siguron uljen e kostos së jetesës së studentëve ku përfshihen banimi, ushqimi, transporti dhe të gjitha mjetet mësimore.

▪️ Angazhohemi për mbështetjen financiare për studentët e ekselencës, si dhe të mbështesim sistemin e praktikantëve pranë kompanive vendase apo të huaja.

▪️ Të masivizojë programin “Mëso dhe Fito”, duke rritur numrin e shkollave profesionale dhe gjithashtu duke përmirësuar kurrikulën profesionale të tyre.

▪️ Të kthejmë sportin si një aspekt të rëndësishëm të kurrikulës shkollore, duke rritur vlerën e sportit në kreditet akademike.

Subvencionim për kompanitë (ku përfshihen sigurimet shoqërore/shëndetësore) për çdo të punësuar deri në moshën 29 vjeçare. Si dhe mbeshtetje e aktiviteteve prodhuese ne fushen e IT dhe inovacionit. 10,000 Euro per start-upet dhe tax-free per 5 vite.

Përtë rinjtë nën 30 vjeç ne angazhohemi tu garantojmë:

* Zero sigurime shoferore dhe shëndetësore per 12 muajt e punësimit te pare, si dhe perjashtimin nga tatimi mbi te ardhurat deri ne moshën 25 vjeç.

Ndaj të dashur të rinj dhe të reja, e ardhmja nuk pret. Historia nuk ndryshohet nga ata që heshtin, por nga ata që guxojnë të ngrihen në këmbë dhe të kërkojnë me forcë respektimin jo vetëm të lirive, por edhe të drejtave të tyre Prandaj, ju ftoj edhe njëherë të merreni në dorë fatin tuaj. Bëhuni zëri i ndryshimit dhe forca që ndal shpopullimin dhe rikthen shpresën, jo vetëm për bashkëmoshatarët tuaj, por për të gjithë shqiptarët.

E ardhmja dhe Shqipëria u përkrt ju, ju përket te rinjve. Dhe bashkë do ta bëjmë këtë realitet.