Partia e re e Topit starton
në pranverë, gati strukturat

Partia e re e Topit starton<br />në pranverë, gati strukturat
Partia e re e Topit tashmë është në fazën përmbyllëse të përgatitjes nga qendra në bazë. Burimet nga drejtuesit më të lartë të kësaj partie, që mendohet të jenë dhe nënkryetarë në ditën e shpalljes në pranverë pas përfundimit të reformës zgjedhore, saktësojnë se ka përfunduar faza e parë që është ngritja e strukturave nga Tirana dhe në rrethe, për të qënë gati në ditën e legalizimit zyrtar të kësaj partie të qendrës së djathtë.

Mësohet se deri më tani ka përfunduar platforma e partisë, ndërkohë që do t’i jepet dora e fundit programit të saj, duke plotësuar në këtë mënyrë dhe të gjitha kushtet për startin e një partie politike në spektrin e djathtë të politikës shqiptare. Ndërkohë që janë shpeshtuar drekat e punës të Presidentit Topi me ata që e mbështesin, ku mësohet të jenë takuar për partinë e re që pritet të marrë jetë në pranverën e vitit të ardhshëm. Burime brenda grupit nismëtar për krijimin e partisë së re të djathtë bëjnë me dije se deri më tani e kanë përqafuar platformën e kësaj partie dhe kanë shprehur në mënyrë direkte dhe indirekte gatishmërinë
për të qënë pjesë e saj që në themelim disa deputetë aktualë të PD si dhe anëtarë të kabinetit aktual qeveritar.

Bëhet fjalë të janë të paktën 3 deputetë që kanë dhënë garanci për të qënë pjesë e kësaj partie pas ftesës së marrë dhe për ta bërë që në krijim partinë e re të Topit një parti parlamentare, ndërkohë që dy deputetë të tjerë, ndonëse janë shprehur me nota shumë pozitive për këtë parti, ende janë të lëkundur në marrjen e vendimit.

Bëhet fjalë për deputetë, të cilët plotësojnë një gjeografi të larmishme të hartës politike të Shqipërisë, nga të cilët një në veri, tre nga dy qendrat metropoliane shqiptare, një në Shqipërinë e mesme dhe një deputet tjetër në një qytet jugor të njohur për ndërtimet karakteristike, traditë mijëra vjeçare. Më konkretisht mësohet deputetët Oketa, por dhe Sula e Demi, të cilët njihen si shumë të afërt me kreun aktual të shtetit, kanë qënë në kontakte me presidentin Topi dhe mësohet se i janë përgjigjur pozitivisht ftesës. Por nuk ka munguar as ftesa dhe për dy deputetë të tjerë, Xheka dhe Paluca, të cilët janë të lëkundur në qëndrimin e tyre. Deputeti i qarkut të Shkodrës, Paluca ka qënë kohë më pare në qendër të "ciklonit" politik dhe të mediave, teksa ishte dhënë lajmi se ishte larguar nga grupi parlamentar i PD për të kaluar bashkë me deputetin tjetër, Sterkaj i pavarur dhe pastaj në grupin parlamentar socialist. Por vetëm pak orë pas emetimit të këtij lajmi, Paluca dërgoi njoftim për të gjitha mediat, ku e mohonte një fakt të tillë dhe ku nga deputetët socialistë të Shkodrës, kjo tërheqje u argumentua me presionin që ishte bërë nga ana e grupit parlamentar demokrat dhe strukturat shtetërore.

Sipas grupit nismëtar përveç këtyre deputëve të cilët janë shumë afër platforms së partisë së re të kreut aktual të shtetit, si dhe një ministër aktual i kabinetit qeveritar kanë dhënë konfirmimin dhe ish-ministra, ish-deputetë dhe zyrtarë të lartë, të cilët kanë qënë jashtë aferave të korrupsionit në tërë këto vite dhe pritet të jenë pjesë e kontributit për këtë parti. Ndërkohë që mbështetja është shtrirë dhe në qarqet akademike universitare, jo vetëm në kryeqytet por dhe në qendrat universitare në qytetet kryesore të vendit, bashkë dhe me studentë dhe pjesën e stafit mësimor të këtyre universiteteve, duke i dhënë një gjeografi të larmishme përbërjes së partisë së re të Topit, që pritet të bëhet publike në pranverën e vitit të ardhshëm.

Grupi nismëtar saktëson se mbështetje kjo parti ka dhe në administratën publike, por për shkak të frikës së largimeve nga puna deri në momentin e bërjes publike të partisë do të qëndrojnë në heshtje dhe latencë të plotë. Njëherësh është punuar dhe po punohet për thithjen e të gjithë atyre që ndjehen të mënjanuar, të përjashtuar në PD, por dhe ish-të përndjekurit politikë dhe ish-pronarët, të cilët janë të zhgënjyer nga qeverisjet e këtyre viteve, pasi nuk kanë mundur të zgjidhin ende çështjen e dëmshpërblimit për vuajtjet e tyre dhe për pronat e konfiskuara gjatë regjimit komunist. Të gjithë këta kapacitete, që janë ftuar për të qënë gati për partinë e re që pritet të krijohet, sipas grupit nismëtar, që e sheh situatën mjaft optimiste, do të krijojnë mundësinë për të qënë forcë e parë politike në venddhe dominuar spektrin e djathtë në politikën shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)